Arkëtare, Sanitare
Data e publikimit
07-05-2025
Data e perfundimit
30-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
NJOFTIM PUNE
Profili i Grupit BALFIN : Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
JUMBO – Kid Zone Kosova Sh.P.K. është pjesë e Grupit BALFIN. Kid Zone Kosova sh.p.k është operatori ekskluziv i dyqaneve Jumbo në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë Herzegovinë dhe Mal të Zi.
Aktiviteti kryesor i kompanisë është shpërndarja e lodrave për fëmijë, produkte për foshnje, kancelari, produkte sezonale dhe shtëpi.
Pozicioni i punës: Arkëtare
Departamenti: Arka
Vendndodhja: Albi Mall
PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:
Një Kasiere është përgjegjëse për menaxhimin e përditshëm të arkës së vet në përputhje me vlerat dhe politikat e përgjithshme të kompanisë dhe të grupit. Sigurohet që gjatë procesit të pagesës, të jetë e saktë, korrekte, të japë informacionin e duhur dhe në të njëjtën kohë të ofrojë shërbim të jashtëzakonshëm ndaj secilit klient, i shoqëruar me buzëqeshje, dashamirësi dhe sjellje profesionale. Gjithashtu, është përgjegjëse për pastërtinë, mirëmbajtjen, sigurinë dhe menaxhimin e arkës, dhe në fund të turnit, dorëzimin e xhiros, duke u siguruar që çdo gjë është në rregull.
FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:
- Mban pastër dhe të rregullt arkën dhe ambientin e arkës, si dhe sektorin e ushqimores pranë arkave dhe atë të blerjeve impulsive.
- Mban arkën të sigurt, e kyç atë kur nuk është duke punuar, po ashtu edhe ekranin e programit që përdoret.
- Respekton dhe përshëndet klientin që nga momenti i parë që ka kontakt me të.
- Skanon produktet me përgjegjësi, pa harruar asnjë nga ato.
- Kalon dhe kontrollon çdo produkt që kalon mbi arkën.
- Komunikon qartë dhe saktë çmimin e produktit konsumatorit.
- Merr dhe numëron paratë me kujdes dhe saktësi.
- Kthen kusurin pa gabime në vëmendje të klientit (në rastet përkatëse) dhe e pajis atë me kupon tatimor ose me faturë tatimore, në rastet kur kërkohet.
- Realizon saktë pagesat përmes POS-it të bankave.
- Gjatë orareve të fluksit, tregon kujdes në radhën e klientëve që të mos shkaktohet pakënaqësi.
- Gjen barkodet e artikujve që sjell klienti pa barkod, duke bashkëpunuar me kolegët e tij/saj, pa shqetësuar klientin dhe duke ofruar shërbim të shpejtë dhe të saktë.
- Informon me mirësjellje klientët që çantat e JUMBO janë me pagesë, duke shmangur keqkuptimet dhe duke u dhënë arsyet përkatëse.
- Informon klientët për ofertat dhe promocionet aktuale, nëse ka.
- Kryen vazhdimisht sistemimin e produkteve në departamentin e arkës, duke zbatuar udhëzimet e supervizorit të arkave, merchandiser-it ose menaxherit të dyqanit.
- Mirëmban produktet e departamentit në mënyrë strikte, duke respektuar të gjitha rregullat dhe procedurat e kompanisë.
- Bën mbushjen e vazhdueshme të sektorit të arkave me produkte, kur është e nevojshme.
- Informon supervizorin e arkave/menaxherin e dyqanit lidhur me çdo problem që mund të ketë me produktet apo paratë dhe ndihmon në zgjidhjen e problemit.
- Bashkëpunon me kolegët gjatë detyrave operacionale në dyqan dhe mban frymën bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizorin e arkave, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.
- Informon supervizorin e arkave dhe menaxherin e dyqanit për çdo problem, avari teknike, ankesë klienti, vizita në dyqan ose ndodhi të pazakonta në dyqan.
- Asiston në trajnimin e kasierëve të rinj.
- Ndihmon konsumatorët, duke u siguruar që nevojat e tyre janë identifikuar qartë dhe që zgjidhja e tyre të bëhet në mënyrë të shpejtë dhe të kujdesshme, duke i lënë ata të kënaqur.
- Dorëzon arkën dhe sektorin e arkës të pastër, të rregullt dhe të gatshëm për punë për turnin tjetër.
- Mirepret klientët me mirësjellje në pikën e informacionit dhe merr çantat, i vendos në raftet me numra, dhe po ashtu i përcjell ata me mirësjellje dhe duke i përshëndetur i pari kur i rikthen çantat apo qeset e tyre.
- Informon klientët për rregulloren e qeseve që nuk mund të mbahen në market, duke u drejtuar atyre sipas rregulloreve të brendshme të mirësjelljes.
- Në informacion, shmang konfrontimet me klientin, duke u ofruar atyre zgjidhje sipas rregulloreve të brendshme të kompanisë, ose duke i drejtuar te supervizori i arkës/menaxheri i dyqanit.
- Kryen me një shërbim të shkëlqyer dhe pa bezdisur/fajësuar klientin procesin e ndërrimit të aprovuar nga menaxheri i dyqanit.
- Në përfundim të turnit, bën mbylljen e arkës dhe dorëzimin e parave pranë arkës qendrore.
- Është përgjegjës për vlerat mangut apo paratë falso që mund të dalin gjatë turnit.
KËRKESAT:
- Arsim i mesëm ose i lartë
- Të paktën një vit pervojë pune në kase
- Njohja e paketës MS Office
- Njohuri të gjuhës angleze
AFTËSI TË TJERA:
- Aftësi për të punuar me të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Aftësi për tu perballur me situata të ndryshme të momentit;
- Aftësi për t’i siguruar klientëve shërbim efikas në cdo kohë;
Pozicioni i punës: Sanitare
Departamenti: Operacione
Vendndodhja: Albi Mall
PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:
Një Sanitare është përgjegjëse për ruajtjen, pastrimin dhe higjienën në ambientin e dyqaneve dhe ambjenteve të tjera të përfshira në dyqan. Ajo kryen pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve, mirëmban dhe monitoron materialet e pastrimit sipas standarteve ligjore dhe procedurave të brendshme të kompanisë, duke siguruar një ambient të përshtatshëm për të punuar dhe të pëlqyeshëm për klientin.
FUNKSIONET THELBËSORE TË POZICIONIT:
- Mban pastër dhe të rregullt të gjitha ambientet e dyqaneve dhe të zyrave, bazuar në një punë aktive gjatë turnit.
- Kujdeset që pastrimi të bëhet me materiale të përshtatshme për higjenën dhe shëndetin e njeriut.
- Mirëmban dhe pastron materialet/mjetet e punës në mënyrë të vazhdueshme.
- Organizon dhe mban rregull në ambientet e magazinimit, të materialeve të pastrimit dhe higjienës.
- Zbaton në kohë skedulën ditore që përgatitet nga menaxhimi i dyqanit, ku përfshihet pastrimi i rafteve dhe ekspozitorëve dhe ambienteve të shkelura në mënyrë të vazhdueshme.
- Mban ritëm gjatë punës në mënyrë që të realizohet i gjithë pastrimi i dyqanit brenda turnit.
- Kujdeset që koshat e mbeturinave të jenë gjithmonë të zbrazur.
- Monitoron vazhdimisht materialet e pastrimit dhe higjienës, sigurohet që konsumi i tyre të bëhet pa shpërdorime dhe bën porosi në bazë periodike për materialet që i duhen.
- Bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme me merchandiser-in dhe supervizorin në mënyrë që skedulimi i ditës të jetë sa më efikas.
- Merr masa korrigjuese/parandaluese gjatë punës operacionale në dyqan për të shmangur pakënaqësitë në lidhje me pastrimin, të ndodhura nga pakujdesia.
- Në rast të kërkesave nga klienti, e drejton atë në një nga punonjësit e departamentit përkatës për një shërbim më të mirë dhe cilësor.
- Raporton te eprori për çdo problem në lidhje me produktin.
- Raporton te merchandiser-i/menaxheri i dyqanit në mënyrë të menjëhershme për avari të ndryshme për të cilat është dëshmitar i momentit.
- Ndihmon në trajnimin e personelit të ri kur i kërkohet nga eprori dhe ndan vazhdimisht informacionin me punonjësit e rinj të departamentit të vet dhe më gjerë.
- Respekton rregulloren e brendshme të kompanisë, kujdeset për kodin e veshjes dhe sjelljes në punë.
- Respekton dhe përshëndet klientin që nga momenti i parë që ka kontakt me të.
- Bashkëpunon me kolegët gjatë detyrave operacionale në dyqan dhe mban frymën bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizorët, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.
KËRKESAT:
- Arsim i mesëm
- Të paktën dy vite pervojë
- Njohuri mbi materialet e pastrimit
AFTËSI TË TJERA:
- Aftësi për të punuar me të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe punë në grup;
- Aftësi për t’u përballur me situata të ndryshme të momentit;
- Aftësi për të krijuar besim te kolegët dhe eprorët;
- Aftësi për t’i siguruar klientëve shërbim efikas në çdo kohë;
- Aftësi për të krijuar besim te kolegët dhe eprorët.
Mënyra e aplikimit*: Ju lutem dërgoni CV-në tuaj në email adresën:
[email protected]
apo aplikoni online përmes linkut:
https://docs.google.com/forms/d/1MxXaZ3HoMIJ2OgR9oA-SYSwssPNB4Ngzcpci5SEoLLw/edit
Afati i dorëzimit: 30/05/2025
SHENIM: Ky përshkrim i punës nuk është gjithpërfshirës. Punonjësit mund të kryejnë edhe detyra të tjera në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës/kompanisë.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 03/L-172 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” vendosur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.