Arkëtar/e (Ferizaj)
Data e publikimit
12-09-2024
Data e perfundimit
13-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i trezorit më datë 12-09-2024 shpall konkurs pune:
Arkëtar/e
Departamenti i trezorit • Ferizaj ,Ferizaj
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Ofron shërbim pozitiv ndaj konsumatorëve duke u kujdesur për kërkesat e tyre;
- Zgjidh problemet e klientëve dhe i informon ata për çdo paqartësi që mund të kenë;
- Regjistron dhe realizon pagesat e energjisë elektrike dhe shërbimeve tjera të cilat faturohen në emër të konsumatorëve;
- Kryen pagesat me para të gatshme apo përmes instrumenteve tjera bankare;
- Kontrollon dhe barazon mjetet e mbledhura me vlerat e regjistruara në modulin e shfrytëzuar për arkëtim;
- Mban evidenca të sakta të qarkullimit të realizuar ditor;
- Mirëmban operacionet e arkës sipas politikave dhe procedurave dhe raporton për ndryshimet e nevojshme;
- Asiston në përpilimin dhe implementimin e raporteve të Thesarit;
- Kontribuon dhe mbështet ekipin në arritjen e rezultateve të përcaktuara;
- Kujdeset të ruaj dhe arkivoj çdo dëftesë pagese të nënshkruar nga dyjat palët;
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së Udhëheqësit.
Kërkesat dhe kualifikimet
- Diplomë universitare me përmbajtje të theksuar ekonomike e preferuar ose shkollë e mesme drejtimi ekonomik;
- Minimum 1 vit eksperiencë pune në pozitën e ngjashme;
- Njohuri të gjuhës Angleze janë të preferuara;
- Njohuri të avancuara të MS Office dhe programeve tjera që mund të nevojiten gjatë punës;
- Të jetë person bashkëpunues dhe i hapur për punë ekipore;
- Të ketë aftësi analitike, hulumtuese dhe person i vëmendshëm ndaj detajeve.
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
KESCO ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.