Arkëtar/e
Data e publikimit
31-01-2025
Data e perfundimit
01-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Themeluar në vitin 2004, Izogrup sh.p.k sot është transformuar në një nga kompanitë më të besueshme në Shqipëri ne fushën e Hidro dhe Termo izolimit. Shërbimet tona shtrihen nga ato familjare,biznese të vogla/mesme/mëdha deri tek organizata të një niveli të lartë. Shumë prej objektivave tashmë janë realizuar si shtrirja gjeografike në të gjithë shqipërinë, mjetet bashkëkohore, transporti dhe lëndët e para. Një nga qëllimet e kompanisë është zgjerimi i forcës së saj punëtore. Nëse punonjësi i vetë kompanisë nuk është i kënaqur, atëherë kurrsesi nuk do të mbetet i kënaqur klienti. Një nga prioritetet kryesore të shoqërisë është shtimi i vendeve të reja të punës dhe përmirësimi i kushteve të punonjësve si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ana e sigurisë. Një punëtor i kënaqur, është shkak për kënaqjen e një klienti.
Izogrup është në kërkim të kandidatëve për plotësimin e pozitës
- Arkëtar/e
Detyrat
- Kryen regjistrimin e çdo blerjeje të klientit dhe paisjen e klientit me faturën tatimore;
- Mban përgjegjësi për kuadrimin e arkës në turnin e vet;
- Mirëmban dhe raporton skadencat në raftet e përcaktuara nga menaxheri;
- Mirëpret dhe përcjell çdo klient në market me buzëqeshje dhe mirësjelle;
- Detyra të tjera shtesë në përputhje me pozicionin, të caktuara nga menaxheri.
Kualifikimet
- Njohje të programit Financa 5;
- Aftësi shumë të mira komunikimi;
- Aftësi të menaxhimit të kohës dhe stresit;
- Ndershmëri, besueshmëri dhe integritet.
Lokacioni: Prishtinë
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj përmes butonit “Apliko Këtu” ose në adresën [email protected] dhe të na kontaktoni në numrin 00355696666060 ose +37745116666