www.ofertapune.net Arkëtar/e | PunaIme

Arkëtar/e

Kompania

Izogrup SH.P.K.

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

18-06-2024

Data e perfundimit

14-09-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Themeluar në vitin 2004, Izogrup sh.p.k sot është transformuar në një nga kompanitë më të besueshme në Shqipëri ne fushën e Hidro dhe Termo izolimit. Shërbimet tona shtrihen nga ato familjare,biznese të vogla/mesme/mëdha deri tek organizata të një niveli të lartë. Shumë prej objektivave tashmë janë realizuar si shtrirja gjeografike në të gjithë shqipërinë, mjetet bashkëkohore, transporti dhe lëndët e para. Një nga qëllimet e kompanisë është zgjerimi i forcës së saj punëtore. Nëse punonjësi i vetë kompanisë nuk është i kënaqur, atëherë kurrsesi nuk do të mbetet i kënaqur klienti. Një nga prioritetet kryesore të shoqërisë është shtimi i vendeve të reja të punës dhe përmirësimi i kushteve të punonjësve si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ana e sigurisë. Një punëtor i kënaqur, është shkak për kënaqjen e një klienti.

Izogrup është në kërkim të kandidatëve për plotësimin e pozitës

  • Arkëtar/e

Detyrat

  • Kryen regjistrimin e çdo blerjeje të klientit dhe paisjen e klientit me faturën tatimore;
  • Mban përgjegjësi për kuadrimin e arkës në turnin e vet;
  • Mirëmban dhe raporton skadencat në raftet e përcaktuara nga menaxheri;
  • Mirëpret dhe përcjell çdo klient në market me buzëqeshje dhe mirësjelle;
  • Detyra të tjera shtesë në përputhje me pozicionin, të caktuara nga menaxheri.

Kualifikimet

  • Njohje të programit Financa 5;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Aftësi të menaxhimit të kohës dhe stresit;
  • Ndershmëri, besueshmëri dhe integritet.

Lokacioni: Prishtinë

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën [email protected] dhe të na kontaktoni në numrin 00355696666060 ose +37745116666