Arkëtar, Operatore (Shërbim Klienti), Agjent/e i/e Shitjes, Përfaqësues Mjekësor
Data e publikimit
04-04-2023
Data e perfundimit
31-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
Delta Pharma Kosovë është kompania më inovative farmaceutike në vend, që përqafon përditësimet e fundit të teknologjisë. Është e orientuar drejt klientit, e përqendruar në shitjen e barnave Inovative, Xhenerike dhe Biologjike, si dhe produkteve OTC, Rx, Shtesave Ushqimore dhe Pajisjeve Mjekësore.
Delta Pharma Kosovë, me vendndodhje në Prishtinë kërkon të punësoj punonjës me kohë të plotë në pozicionet e mëposhtme:
- Pozicioni: Arkëtar
Qëllimi i Pozicionit:
Marrja përsipër e përgjegjësive të përpunimit të transaksioneve të parasë cash (para në dorë)
duke gjurmuar dhe balancuar arkën në ne bazë të veprimeve ditore në Shoqëri.
Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:
- Përvojë e mëparshme të paktën 1-vjecare në pozicion të ngjashëm
- Nivel i lartë shkollimi akademik në profil finance.
- Aftësi shumë të mira të përdorimit të programeve financiare, MS Excel dhe NAV.
- Aftësi të forta numerike.
- Person sistematik dhe me vigjilencë ndaj detajeve. Orientim i fortë drejt standardeve dhe përputhshmërisë.
- Pozicioni: Përfaqësues Mjekësor
Qëllimi i Pozicionit: Qëllimi i pozicionit: Marrja përsipër e përgjegjësive për të gjitha aspektet e lidhura me komunikimin dhe promovimin e produkteve tek profesionistët e kujdesit shëndetësor. Këtu përfshihet cilësia e komunikimit, hapësira gjeografike si dhe gama e specialiteteve të mbuluara, ndërkohë që ruhet dhe përmirësohet reputacioni i Shoqërisë në kujdesin ndaj pacientit.
Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:
- Nivel të lartë shkollimi, preferohet në shkencat mjekësore, farmaceutike, biologjike, kimike; si dhe ato të komunikimit apo ekonomisë.
- Përvoja e mëparshme në pozicion të ngjashëm do të përbënte avantazh.
- Njohja dhe përdorimi i mirë i gjuhës angleze dhe/ose e gjuhëve të tjera.
- Leje për drejtim automjeti.
- Aftësi në përdorimin e paketës MS Office dhe sisteme të tjera për menaxhim biznesi.
- Person me integritet të lartë, i orientuar drejt përputhshmërisë dhe standardeve. Aftësi të shkëlqyera prezantuese dhe komunikuese. Person kreativ, me orientim drejt gjetjes së zgjidhjeve dhe gjenerimit të risive. Besim në punën dhe vlerat që i jep shoqërisë si dhe aftësi për të vendosur standarde dhe objektiva.
- Pozicioni: Operatore Shërbim Klienti (nëpërmjet telefonit)
Qëllimi i pozicionit:
Marrja përsipër e përgjegjësive për komunikimin gjithëpërfshirës me klientin për marrjen e porosive, njoftimin e ofertave, dëgjimin e ankesave apo kërkesave si dhe koordinimin me të gjitha strukturat e brendshme për zgjidhjen deri në shterim të problematikës së përcjellë. Këtu përfshihet njohja e procedurave, zbatimi i përpiktë i tyre dhe ruajtja e gjithë normave të mirësjelljes dhe komunikimit me klientin në të gjitha rastet.
Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, të paktën nivelin ‘Bachelor’. Arsimi në fushat e biologjisë, kimisë, mjekësisë, infermierisë apo degë të tjera të ngjashme do të përbëjë avantazh.
- Përvojë të mëparshme në shërbim klienti, mundësisht nëpërmjet telefonit.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bindëse.
- Person i kujdesshëm, i orientuar drejt përputhshmërisë dhe standardeve dhe me vëmendje ndaj detajeve.
- Pozicioni: Agjent Shitje
Qëllimi i Pozicionit:
Marrja përsipër e të gjitha përgjegjësive në lidhje marrjen e porosive dhe kërkesave të reja
prej klientëve (farmacive) në përputhje me të gjitha procedurat standarde të operimit që
garantojnë cilësinë, përputhshmërinë dhe saktësinë. Këtu përfshihet njohja e procedurave,
zbatimi i përpiktë i tyre dhe shpejtësia në veprim për të ruajtur rendimentin e punës.
Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:
- Edukim i lartë, të paktën në nivelin Bachelor.
- Rrjedhshmëri në të shkruar dhe në të folur në Shqip. Njohuri e gjuhës angleze përbën avantazh.
- Të paktën 2 vjet përvojë të ngjashme, përben avantazh në farmaceutikë.
- Njohje e mirë e Paketës MS Office, programeve dhe soft-eve për menaxhim biznesi.
- Person me integritet të lartë, i orientuar drejt përputhshmërisë dhe standardeve.
- Shkathësi dhe aftësi organizative.
- I orientuar drejt detajeve dhe zgjidhjes së problemeve.
- Besim në punën dhe vlerat që i jep shoqërisë si dhe aftësi për të vendosur standarde dhe objektiva të larta për punën individuale si dhe të bashkëpunëtorëve.
Procedura e aplikimit:
Lutemi dërgoni Curriculum Vitae tek [email protected] dhe do t’ju kontaktojmë për të diskutuar më tej.
Apliko këtu