www.ofertapune.net Arkatar/e, Depoist/e | PunaIme

Arkatar/e, Depoist/e

Kompania

Adria-7

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-04-2024

Data e perfundimit

21-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Adria-7 LL.C është kompani e cila merret me ndriqim, material elektrik si dhe cdo gjë të nevojshme elektrike dhe ndriquese për cdo objekt, kompani dhe shtëpi.

Pozita: Arkatar/e

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve;
  • Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
  • Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë;
  • Raporton vonesat në liferim të mallit dhe defektet e produkteve;
  • Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara;
  • Bën rregullimi dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve;

Kualifikimet për Arkatar/e:

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
  • Fleksibil dhe i/e shpjetë në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese;

Pozita: Depoist/e

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Bën pranimin dhe vendosjen e mallrave në depo, dhe mbajten e evidencave gjegjëse;
  • Organizon dhe rregullon depon sipas planit, si dhe bënë organizimin dhe mirëmbajtjen e stoqeve në depo,
  • Përgatitë mallrat për liferim tek blerësit,
  • Mbanë dokumentacionin e pranimeve, daljeve dhe kthimeve të mallërave,
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme.  
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
  • Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Patentë të vozitjes, kategori B

Informata për aplikim:

Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected] duke shënuar në subjekt Pozitën për të cilën aplikoni. Afati për aplikim deri me datë: 15.05.2024. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Përjetoni rrugëtimin tuaj të karrierës në një ambient të ri dhe të freskët me Kompaninë ADRIA7 LLC. Bëhuni pjesë e një ekipi të pasionuar dhe shijoni sfidat dhe arritjet në botën e shkëlqyeshme të shitjes me pakicë!