www.ofertapune.net Arkatar/e (2), Përgjegjës/e Sektori (3) | PunaIme

Arkatar/e (2), Përgjegjës/e Sektori (3)

Kompania

GiFi

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

17-04-2024

Data e perfundimit

15-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Kompania GiFi është rrjeti më i madhë i dyqaneve me produkte të standardit europian i hapur rishtas në Kosovë. GiFi është një zinxhir francez me mbi 600 dyqane, kryesisht në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe në Afrikë. Gifi ka një gamë te gjerë produktesh me pakicë siq janë: lodra për fëmijë, produkte shtepiake për kuzhinë, banjo, kopsht, mobilje, dekorime, , produkte për kujdesin në shtëpi, aksesorë për kafshët shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë.

Avanconi karrierën Tuaj në Botën e Retail-it duke aplikuar në pozitat e mëposhtme:

  • Arkatar/e (2 pozita)
  • Përgjegjës/e Sektori ( 3 pozita)

LOKACIONI: PRISHTINA MALL

Pozita: Arkatar/e dhe Përgjegjës/e Sektori

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve;
  • Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
  • Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë;
  • Raporton vonesat në liferim të mallit dhe defektet e produkteve;
  • Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara;
  • Bën rregullimi dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve;

Kualifikimet (Arkatar/e dhe Përgjegjës/e Sektori) :

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
  • Fleksibil dhe i/e shpjetë në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese;

Informata për aplikim:

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected] duke shënuar në subjekt Pozitën për të cilën aplikoni.
  • Afati për aplikim deri me datë: 15.05.2024
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Përjetoni rrugëtimin tuaj të karrierës në një ambient të ri dhe të freskët me Kompaninë GiFi. Bëhuni pjesë e një ekipi të pasionuar dhe shijoni sfidat dhe arritjet në botën e shkëlqyeshme të shitjes me pakicë!