Anketues | Mbikëqyrës | Kryes të Matjeve Antropometrike
Data e publikimit
05-05-2025
Data e perfundimit
18-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Edukim, Shkencë & Hulumtim
Anketues | Mbikëqyrës | Kryes të Matjeve Antropometrike
Periudha e angazhimit: Gusht 2025 – Dhjetor 2025 (deri në 6 muaj)
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), për realizimin e Anketës së Treguesve të Shumëfishtë (MICS) 2025 në Kosovë, ASK dhe UNICEF shpallin thirrje për aplikim nga kandidatët dhe kandidatet e interesuar për angazhim në punë në terren, për pozitat dhe detyrat e përshkruara më poshtë.
Kohëzgjatja e kontratës do të jetë deri në gjashtë muaj, me fillim nga muaji gusht 2025.
Të gjithë kandidatët do të kenë përgjegjësi raportimi ndaj koordinatorëve të MICS-it në UNICEF dhe ASK.
Para fillimit të punës në terren për mbledhjen e të dhënave, kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen trajnimit intensiv prej 20 deri në 30 ditë, i cili do të mbahet gjatë muajit gusht.
Gjatë këtij trajnimi do të realizohet një proces i vazhdueshëm vlerësimi, dhe vetëm kandidatët më të suksesshëm do të përzgjidhen për fazën e punës në terren.
Nga gjithsej 85 kandidatë që do të përzgjidhen për trajnim, 72 më të suksesshmit do të angazhohen në punë në terren.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Kosovës që janë mbi moshën 18 vjeç, që kanë zotësi të plotë për të vepruar, përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave përkatëse.
Puna ofrohet në kushte të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe inkurajohen të aplikojnë persona të të gjitha gjinive dhe komuniteteve.
RRETH MICS
MICS (Multiple Indicator Cluster Survey/Anketa e Treguesve të Shumëfishtë) është anketa më e madhe globale për ekonomitë familjare, e mbështetur nga UNICEF. Ajo gjeneron të dhëna të krahasueshme ndërkombëtarisht për mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve.
1. ANKETUES (14 Meshkuj dhe 43 Femra)
Detyrat kryesore:
- Pjesëmarrje në trajnim dhe njohje e plotë me udhëzimet metodologjike e organizative të anketës, përfshirë: pyetësorin e ekonomisë familjare; pyetësorët individualë për gratë dhe burrat; pyetësorët për fëmijët nën moshën pesë vjeçare; pyetësorët për fëmijët e moshës 5-17 vjeçare;
- Mbledhje e të dhënave përmes metodës CAPI (tabletë), sipas protokolleve MICS;
- Zbatimin e saktë të udhëzimeve dhe procedurave të pyetësorëve dhe manualeve përkatëse
- Bashkëpunim me ekipin dhe ndjekje e udhëzimeve të mbikëqyrësit;
- Intervistim në ekonomitë familjare si pjesë e ekipit intervistues;
- Informimin e mbikëqyrësit për çdo sfidë apo pasiguri të hasur gjatë punës në terren dhe konsultimin për hapat e mëtejmë.
Kualifikimet:
- Të jenë studentë në nivelin bachelor ose të kenë përfunduar së paku ciklin e parë të studimeve universitare;
- Të kenë përvojë në përdorimin e teknologjisë informative, në veçanti përdorimin e pajisjeve si laptopë dhe/ose tabletë;
- E preferueshme të kenë përvojë të mëparshme në realizimin e anketave dhe intervistimeve të ngjashme në terren.
Aftësi të kërkuara:
- Komunikim dhe bashkëpunim efektiv në grup;
- Gatishmëri për të punuar në grup dhe për të ndjekur udhëzimet e mbikëqyrësit;
- Preferohet të kenë aftësi për orientim në terren dhe përdorim të hartave për identifikimin e vendbanimeve;
- Aftësi bazike në Word, Excel dhe internet.
2. MBIKËQYRËS (14 pozita)
Përgjegjësitë kryesore:
- Pjesëmarrjen në trajnimet përkatëse dhe njohjen e detajuar me Udhëzimet Metodologjike dhe Organizative për realizimin e anketës, përfshirë: pyetësorin e ekonomisë familjare; pyetësorët individualë për gratë dhe burrat; pyetësorët për fëmijët nën moshën pesë vjeçare; pyetësorët për fëmijët e moshës 5-17 vjeçare
- Koordinimin, udhëheqjen dhe monitorimin e punës së ekipit në terren, duke siguruar që të gjitha detyrat të kryhen në përputhje me udhëzimet.
- Mbikëqyrjen e zbatimit korrekt të pyetësorëve dhe ndjekjen e të gjitha procedurave dhe udhëzimeve të përshkruara në manualet metodologjike.
- Sigurimin e cilësisë së të dhënave të mbledhura dhe identifikimin në kohë të çdo gabimi apo mospërputhjeje gjatë intervistimit.
- Informimin e rregullt të ASK-së dhe UNICEF-it për çdo sfidë apo paqartësi të hasur gjatë punës në terren, si dhe konsultimin për hapat e mëtejmë.
- Mbledhjen e të dhënave të vaksinimit nga Qendrat e Mjekësisë Familjare, sipas udhëzimeve të ofruara.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Diplomë universitare në një fushë të përshtatshme (statistika, sociologji, shkenca sociale, ekonomi, etj.);
- E preferueshme të kenë përvojë të mëparshme në anketime dhe intervista të ngjashme me natyrë statistikore apo hulumtuese;
- Aftësi të mira menaxheriale dhe në udhëheqje ekipesh;
- Njohuri në përdorimin e tabletëve dhe teknologjisë digjitale.
Aftësi të kërkuara:
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
- Gatishmëri për të punuar në grup dhe për të kontribuar në një mjedis dinamik;
- Aftësi për orientim në terren dhe përdorim të hartave për identifikimin e vendbanimeve dhe objekteve të intervistimit;
- Aftësi të mira organizative dhe fleksibilitet për të punuar sipas nevojës së aktivitetit në terren;
- Aftësi kompjuterike në Word, Excel dhe internet.
3. KRYES TË MATJEVE ANTROPOMETRIKE (14 pozita)
Detyrat kryesore:
- Të marrë pjesë në trajnime dhe të njihet me Udhëzimet Metodologjike dhe Organizative lidhur me pyetësorë e ekonomisë familjare, pyetësorë individual për gra dhe burra, pyetësorë për fëmijët nën moshën pesë vjeçare dhe pyetësorë për fëmijë të moshës 5-17 vjeçare;
- Si pjesë e ekipti të bëjë matjet antropometrike të fëmijëve (gjatësia, pesha) sipas standardeve MICS;
- Grumbullim i të dhënave me metodën CAPI përmes tabletëve;
- Bashkëpunim në ekip dhe ndjekje e udhëzimeve të mbikëqyrësit;
- Të njoftojë mbikëqyrësin për problemet dhe pasiguritë e mundshme gjatë punës në terren dhe të konsultohet për vazhdimin e punës;
- Sipas nevojës të angazhohen në testimin e metodologjisë CAPI dhe tabletëve para fillimit të punës në terren
Kualifikimet:
- Të jenë studentë në nivelin bachelor ose të kenë përfunduar së paku ciklin e parë të studimeve universitare;
- Të kenë përvojë në përdorimin e teknologjisë informative, në veçanti përdorimin e pajisjeve si laptopë dhe/ose tabletë;
- E preferueshme të kenë përvojë të mëparshme në realizimin e anketave dhe intervistimeve të ngjashme në terren.
Aftësi të kërkuara:
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese, me fokus në punën ekipore;
- Gatishmëri për të punuar në grup dhe për të ndjekur udhëzimet e mbikëqyrësit;
- Preferohet të kenë aftësi për orientim në terren dhe përdorim të hartave për identifikimin e vendbanimeve;
- Aftësi të mira organizative dhe fleksibilitet për të punuar sipas nevojës së aktivitetit në terren;
- Aftësi bazike në Word, Excel dhe internet
Kompensimi sipas pozitave është si vijon:
Mbikëqyrës
- Pjesëmarrja në trajnim: 20 euro për ditë;
- Pjesëmarrja në testimin CAPI: 35 euro për ditë;
- Puna në terren: 65 euro për ditë.
Anketues
- Pjesëmarrja në trajnim: 20 euro për ditë;
- Pjesëmarrja në testimin CAPI: 35 euro për ditë;
- Puna në terren: 60 euro për ditë.
Kryes i Matjeve Antropometrike
- Pjesëmarrja në trajnim: 20 euro për ditë;
- Pjesëmarrja në testimin CAPI: 35 euro për ditë;
- Puna në terren: 50 euro për ditë.
Shënim me rëndësi:
Të gjitha vlerat financiare janë bruto dhe janë subjekt i tatimit sipas legjislacionit në fuqi në Kosovës.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë do t’i nënshtrohen fillimisht një testimi dhe më pas një trajnimi intensiv. Vetëm ata që tregojnë performancën më të lartë gjatë trajnimit do të përzgjidhen për t’u angazhuar në njërën nga pozitat e sipërpërmendura: Mbikëqyrës, Anketues ose Kryes i Matjeve Antropometrike.
Për të aplikuar, kliko mbi butonin “Apliko Këtu”.
Konkursi mbetet i hapur deri më 18 Maj, ora 23:59, sipas kohës tonë lokale.