www.ofertapune.net Anëtarë të komiteteve konsultative (35) | PunaIme

Anëtarë të komiteteve konsultative (35)

Kompania

Komuna e Vushtrrisë

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Vushtrri

Data e publikimit

10/07/2020

Data e perfundimit

24-07-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Në mbështetje të nenit 12, paragrafi 1 të Ligjit nr.037L-40 për Vetëqeverisjen Lokale, nenit 8,
paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 0172016 për Procedurën e Themelimit,
Organizimin dhe Kompetencat e Komiteteve Konsultative në Komuna, nenit 41, paragrafit 2,
shkronja (ç) të Statutit të Komunës së Vushtrrisë, si dhe në bazë të vendimit të Kuvendit të
Komunës Nr. 91720, i dt. 28.05.2020, Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë shpall:

KONKURS
Për anëtarësim në këto komitete konsultative të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë

  • Komiteti Konsultativ për Arsim, Kulturë, Fe, Sport dhe Rini (7 anëtarë):
  • Komiteti Konsultativ për Zhvillim Ekonomik dhe Shërbime Publike (7 anëtarë):
  • Komiteti Konsultativ për Urbanizëm dhe Mbrojtjen e Ambientit (7 anëtarë):
  • Komiteti Konsultativ për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale (7 anëtarë):
  • Komiteti Konsultativ për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore (7 anëtarë):

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Japin propozime për rregullore të ndryshme sipas lëmive përkatëse
  • Japin mendime dhe ide rreth iniciativave që i ndërmerr kuvendi i komunës, komitetet e
    përhershme të kuvendit të komunës apo kryetari i komunës në fushat përkatëse
  • Paraqesin pikëpamjet dhe mendimet e qytetarëve para kuvendit të komunës dhe kryetarit të komunës
  • Paraqesin propozime për zgjidhjen e problemeve të identifikuara
  • Paraqesin ide apo propozime për hulumtime të ndryshme.

Mandati:

Mandati i anëtarëve të komiteteve konsultative është katërvjeçar. Anëtarët e komiteteve
konsultative nuk mund të shërbejnë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.

Kompensimi:

Për punën e tyre në komitetet konsultative, anëtarët e këtyre komiteteve do të kompensohen konform dispozitave të nenit 14 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 0172016 për Procedurën
e Themelimit, Organizimin dhe Kompetencat e Komiteteve Konsultative në Komuna.

Kushtet: Të drejtë për të marrë pjesë në konkurs për anëtarësim në komitetin konsultativ kanë të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të Komunës së Vushtrrisë, të cilët duhet të jenë ekspertë, përkatësisht njohës të fushave përkatëse. Njohës i asaj fushe apo anëtar i organizatës, e cila merret me atë fushëveprimtari.

Përbërja e komiteteve konsultative duhet të reflektoj përfaqësimin gjinor.

Kandidati për anëtar në komitetin konsultativ duhet të jetë banor i Komunës së Vushtrrisë.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

  • Diplomë universitare
  • Dëshmi mbi përvojën e punës nga fushëveprimtaria e ngjashme (është e preferuar)
  • Njohja e punës me kompjuter (është e preferuar):

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik dhe në web faqen zyrtare të komunës.

Aplikacionet mund të merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë dhe dorëzohen po aty çdo
ditë pune prej orës 8:30 deri në orën 15:30.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e diplomës, ekstrakti i lindjes, kopja e letërnjoftimit,
dëshmia mbi përvojën e punës, si dhe certifikata tjera mbi trajnimet.

Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen.

Shpallja e plotë.