Anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (7)
Kompania
Kuvendi i Republikës së Kosovës
Telefoni
044/567-041
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
27/05/2020
Data e perfundimit
14-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bazë të nenit 10, paragrafi 2 të Ligjit nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, shpall:
K O N K U R S
Për zgjedhjen e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, prej tyre së paku dy (2) anëtar duhet te jenë nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë dhe së paku dy (2) anëtar duhet te jenë të gjinisë femërore.
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (Këshilli) është organ i pavarur që i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i cili vendos për ankesat e nëpunësve, si dhe siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil.
Përbërja e Këshillit
Këshilli përbëhet prej shtatë (7) anëtarëve që zgjedhën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Prej tyre, së paku dy (2) anëtar zgjedhën nga komunitetet joshqiptare dhe së paku dy (2) anëtar duhet të jenë të gjinisë femërore.
Funksionet e Këshillit:
· Mbikëqyr zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil;
· Shqyrton dhe merr vendime për ankesat e nëpunësve civil dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil;
· Mbikëqyrë procedurën e përzgjedhjes dhe vendos nëse emërimet e nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe të nivelit drejtues, janë zhvilluar në pajtim me rregullat dhe parimet e legjislacionit për shërbimin civil;
· Monitoron institucionet e administratës publike që kanë të punësuar nëpunës civil, lidhur me zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civilë.
Kandidati që aplikon për tu zgjedhur anëtar i Këshillit duhet të ketë kualifikimet dhe të plotësojë kriteret në vijim:
· Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
· Të ketë diplomë të fakultetit juridik të vlefshme sipas ligjit në fuqi;
· Të ketë së paku dhjetë (10) vite përvojë pune profesionale, prej të cilave së paku pesë (5) vite përvojë pune në shërbimin civil;
· Të ketë të kryer provimin e jurisprudencës;
· Të jetë njohës mirë i legjislacionit në fuqi;
· Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
· Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil me vendim përfundimtar.
Mandati i anëtarëve të Këshillit
· Anëtarët e Këshillit zgjedhën për mandat shtatë (7) vjeçar, pa mundësi të rizgjedhjes për mandat tjetër.
· Anëtari i Këshillit nuk ka të drejtë që gjatë mandatit të tij të ushtrojë ndonjë funksion tjetër shtetëror, të jetë anëtar i partisë politike apo të marr pjesë në aktivitete politike.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
· Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
· Letra motivuese;
· Curriculum Vitae (CV – autobiografia);
· Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
· Dëshmia për përvojën e punës;
· Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.
PROCEDURA E KONKURIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 14.06.2020, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217);
Me e-mail: [email protected]
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës – www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe (0) 44 567 – 041.
Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.