Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (7)

Kompania

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Telefoni

044/567-041

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27/05/2020

Data e perfundimit

09-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

KONKURS 

Për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 4.8 të Ligjit nr.02/L-88 për Trashëgimi Kulturore, dhe me qëllim të përmbushjes se obligimeve ligjore për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK), shpall konkurs për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve.

Përbërja e KKTK-së

KKTK përbëhet nga shtatë (7) anëtarë, të cilët zgjedhën për një mandat tre (3) vjeçar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke respektuar përbërjen etnike në Kosovë.

Funksionet e KKTK-së: 

· Vlerëson dhe shpall trashëgiminë kulturore në mbrojtje të përhershme;

· Vlerëson të gjitha projektet e trashëgimisë kulturore të parashtruara nga institucionet e fushave përkatëse;

· Identifikon masat e domosdoshme tё mbështetjes financiare pёr trashëgimi kulturore;

· Vlerëson të gjitha asetet më rastin e shpronësimit dhe shitblerjeve.

Kandidati/ja për t’u zgjedhur anëtar i KKTK-së duhet t’i plotësojë këto kushte: 

· Të jetë shtetas dhe banor i përhershëm i Republikës së Kosovës;

· Të ketë etikë të lartë profesionale;

· Të ketë së paku diplomë universitare katër (4) vjeçare në fushën e trashëgimisë kulturore, fushës së arteve, arkeologjisë, arkitekturës, historisë, etnologjisë dhe antropologjisë kulturore;

· Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune profesionale, kandidatët me përvojë pune në fushën e trashëgimisë kulturore kanë përparësi;

· Të jetë njohës i legjislacionit në fuqi për trashëgimi kulturore, si dhe konventave ndërkombëtare;

· Të mos jetë i dënuar për vepër penale, të dënueshme mbi gjashtë (6) muaj,

· Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi për kandidatët.

Mandati i anëtarëve të Këshillit

· Anëtarët e KKTK-së zgjedhën për mandat tre (3) vjeçar.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse: 

· Aplikacionin;

· Autobiografia (Curriculum Vitae);

· Letër motivuese;

· Dy referenca,

· Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;

· Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;

· Dëshmia për përvojën e punës;

· Dëshmia se nuk është nen hetime ose i dënuar për ndonjë vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT 

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 09.06.2020, në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);

Me e-mail: [email protected] 

Aplikacionet mund të merren në këto vende: 

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe  (0) 44 567 – 041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

Apliko këtu