www.ofertapune.net Anëtarë të Bordit të KPMM (4) | PunaIme

Anëtarë të Bordit të KPMM (4)

Kompania

Zyra e Kryeministrit

Telefoni

038/200-14400

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30/07/2020

Data e perfundimit

28-08-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Menaxhment

Në mbështetje të nenit 59 paragrafi 5 i Ligjit Nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-158, të shpallur me Dekretin e Presidentit të  Republikës së Kosovës më datën 25 shtator 2010, për të identifikuar dhe intervistuar kandidatët për Bordin e Komisionit të pavarur për Miniera dhe Minerale, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit  shpall:

KONKURS

Për pozitat si vijon:

Katër  (4) kandidatë për anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

KUALIFIKIMI DHE PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE

Një kandidat për t’u zgjedhur anëtar i Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, duhet të  posedojë një diplomë të vlefshme universitare nga një Universitet i Akredituar dhe së paku pesë (5) vite përvojë të punës cilësore profesionale në gjeologji, xehetari, inxhinieri, ekonomi të tregut, menaxhment, kontabilitet apo juridik. Së paku tre (3) anëtarë të Bordit të KPMM-së duhet të kenë përvojë të konsiderueshme në gjeologji ose xehetari.

Asnjë person nuk mund të emërohet nga Kuvendi i Kosovës ose të vazhdojë të shërbejë si anëtar i Bordit të KPMM nëse ai/ajo:

  • Ka ndonjë interes të drejtpërdrejt ose të tërthortë pronësor ose komercial ose interesa tjera monetare ne një person i cili angazhohet, apo qe ka për qellim te angazhohet ne një aktivitet te rregulluar me ketë ligj;
  • Ka konflikte tjera të interesit që në mënyrë të arsyeshme pritet se do të pengojnë aftësitë e tij/saj në ushtrimin e detyrave në Bordin e KPMM-së në mënyrë të rregullt, objektive dhe të paanshme;
  • Është përcaktuar nga një gjykat kompetente se ne dhjet vitet e fundit para propozimit te tij/saj ka kryer veper penale sipas ligjit te kosovesose ligjite te cilit do juridiksion tjeter;
  • Është përcaktuar nga një gjykat kompetente, agjensi administrative apo organizat perzgjedhse per zbatimin e standardeve te sjelljes profesionale se ne dhjet vitet e fundit para propozimit te tij/saj eshte angazhuar ne sjellje jo prfesionale;
  • Është zyrtar i emëruar politik, ose
  • Është anëtar aktiv i ndonj partie politike, mban mandat /pozit te lart brenda nje partie politike ose mban nje pozit tjeter te lart publike brenda nje autoriteti publik;

KUSHTET

Kandidatët që konkurrojnë për anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për

Miniera dhe Minerale duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme, se:

  • Nuk ka qenë i dënuar dhe nuk është nën hetime nga një gjykatë kompetente;
  • Nuk ka shkelur kodin etik apo standardet e sjelljes profesionale, përveç nëse një dënim i tillë është ndryshuar nga një gjykatë ose organ tjetër i ankesave;
  • Nuk ka bërë përgënjeshtrime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim;
  • Nuk ka qenë në post menaxhues të ndonjë kompanie që ka falimentuar gjatë dhjetë (10) vjetëve të fundit.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURRIMIT

Kandidatët për anëtarë të Bordit të Komisionit të pavarur për Miniera dhe Minerale duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV
  • Letër motivimin
  • Deklaratën nën betim dhe Deklaratën për Menaxhimin e të Dhënave të Partnerit Zbatues  nga projekti BDO( të cilat  plotësohen në momentin e dorëzimit të dokumentacionit)
  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, pasqyrat e trustit pensional, përvojës së punës)
  • Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime
  • Shtetas i Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).
  • Një listë te plotë të plotësuar dhe nënshkruar duke deklaruar cilat prej kritereve themelore dhe të dëshirueshme aplikanti i plotëson kjo listë mund të shkarkohet duke përdorur linkun e mëposhtëm http://kryeministri-ks.net

Aplikuesi për konkurrim duhet të përgatisë deklaratën nën betim, në të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe të përshtatshmërisë profesionale. Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë në diskualifikimin e menjëhershëm.

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur (të shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Komisionit të pavarur për Miniera dhe Minerale në të cilën konkurron kandidati) dhe të dorëzohen në Sekretariatin Koordinues të Qeverisë, kati parë (1), zyra nr. 100  Ndërtesa e Qeverisë.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet. Origjinalet mund të kërkohen gjatë intervistës.

Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038/ 200 14 400.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i konkursit është i hapur 30 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor (prej datës 30 korrik 2020 deri më datën  28 gusht 2020).

Ky proces i rekrutimit mund të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit të Ambasadës Britanike për përkrahje të Rekrutimeve te Pavarura. Kandidatët njoftohen që emrat dhe rezultatet e kandidatëve që konsiderohen të emërueshëm nga Projekti i Ambasadës Britanike për përkrahje të Rekrutimeve te Pavarura do të publikohen në faqen e internetit të projektit. Kur të aplikoni për këtë pozitë, do të konsiderohet se pëlqimi është dhënë për publikimin përkatës. Do të konsiderohet se gjithashtu është dhënë pëlqimi për Projektin e Ambasadës Britanike për përkrahje të Rekrutimeve te Pavarura për të hyrë nga distanca dhe për të ruajtur përkohësisht dhe sigurt informatat për aplikimin dhe punën e vlerësimit të kandidatëve. Informatat e tilla do të fshihen përgjithmonë pasi të ketë përfunduar vlerësimi.

Shpallja e plote e punes.