Anëtarë të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media (2)

Kompania

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Telefoni

044/567-041

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27/05/2020

Data e perfundimit

09-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

K O N K U R S

Për zgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media 

Përgjegjësitë dhe kompetencat 

Bordi për Ankesa shqyrton ankesat e palëve ndaj vendimeve të KPM-së, që drejtpërdrejt i nënshtrohen vendimit, sa i përket:

· Dhënies, refuzimit, mosripërtëritjes ose revokimit të lejes transmetuese;

· Vënies ose ndryshimit të kushteve të lejes së transmetimit, me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me caktimin e frekuencave apo kritereve të tjera teknike;

· Shqiptimit të sanksioneve dhe çështjeve tjera të ngjashme, që mbështeten në aktet nënligjore;

· Bordi i Ankesave mund të mbështesë, ndryshojë ose shfuqizojë çdo vendim të KPM-së, duke vepruar sipas ankesës për vendimin përkatës.

Kandidatët për anëtarë të Bordit duhet t’i plotësojnë këto kushte:

· Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe të kenë vendbanim të përhershëm në Kosovë;

· Të kenë së paku diplomë universiteti në fushën e drejtësisë;

· Të kenë provimin e dhënë të judikaturës;

· Të kenë minimum 5 (pesë) vjet përvojë profesionale në fushën e avokaturës, çështjeve gjyqësore, ligjit administrativ, rregullimin e mediave apo politikën rregullative;

· Të jenë figura eminente, me karakter dhe moral të lartë, paanshmëri e integritet, përkushtim të dëshmuar të administrimit të duhur të drejtësisë;

· Të mos kenë pengesa në kuptim të  nenit 39 të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media.

Kandidatët të plotësojnë dhe nënshkruajnë vetë-deklaratën, që i përmbushin të gjitha kriteret e pranueshmërisë në nenin 39 të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media. Deklarata mund të shkarkohet këtu.

Anëtarët e Bordit për Ankesa emërohen me mandat 3 (tre) vjeçar dhe mund të rizgjedhen vetëm edhe për një mandat tjetër.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse: 

· Curriculum Vitae (CV – autobiografia);

· Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);

· Letra motivuese;

· Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;

· Dëshmia për përvojën e punës (duke bashkangjitur edhe raportin nga Trusti pensional);

· Deklaratën e plotësuar dhe të nënshkruar;

· Certifikatën që kandidati nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 6 muaj).

PROCEDURA E KONKURIMIT 

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 09.06.2020, në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);

Me e-mail: [email protected]

Aplikacionet mund të merren në këto vende: 

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

 

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe  (0) 44 567 – 041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

Apliko këtu