Anëtarë të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media (2)
Kompania
Kuvendi i Republikës së Kosovës
Telefoni
044/567-041
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
27/05/2020
Data e perfundimit
09-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:
K O N K U R S
Për zgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media
Përgjegjësitë dhe kompetencat
Bordi për Ankesa shqyrton ankesat e palëve ndaj vendimeve të KPM-së, që drejtpërdrejt i nënshtrohen vendimit, sa i përket:
· Dhënies, refuzimit, mosripërtëritjes ose revokimit të lejes transmetuese;
· Vënies ose ndryshimit të kushteve të lejes së transmetimit, me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me caktimin e frekuencave apo kritereve të tjera teknike;
· Shqiptimit të sanksioneve dhe çështjeve tjera të ngjashme, që mbështeten në aktet nënligjore;
· Bordi i Ankesave mund të mbështesë, ndryshojë ose shfuqizojë çdo vendim të KPM-së, duke vepruar sipas ankesës për vendimin përkatës.
Kandidatët për anëtarë të Bordit duhet t’i plotësojnë këto kushte:
· Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe të kenë vendbanim të përhershëm në Kosovë;
· Të kenë së paku diplomë universiteti në fushën e drejtësisë;
· Të kenë provimin e dhënë të judikaturës;
· Të kenë minimum 5 (pesë) vjet përvojë profesionale në fushën e avokaturës, çështjeve gjyqësore, ligjit administrativ, rregullimin e mediave apo politikën rregullative;
· Të jenë figura eminente, me karakter dhe moral të lartë, paanshmëri e integritet, përkushtim të dëshmuar të administrimit të duhur të drejtësisë;
· Të mos kenë pengesa në kuptim të nenit 39 të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media.
Kandidatët të plotësojnë dhe nënshkruajnë vetë-deklaratën, që i përmbushin të gjitha kriteret e pranueshmërisë në nenin 39 të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media. Deklarata mund të shkarkohet këtu.
Anëtarët e Bordit për Ankesa emërohen me mandat 3 (tre) vjeçar dhe mund të rizgjedhen vetëm edhe për një mandat tjetër.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
· Curriculum Vitae (CV – autobiografia);
· Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
· Letra motivuese;
· Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
· Dëshmia për përvojën e punës (duke bashkangjitur edhe raportin nga Trusti pensional);
· Deklaratën e plotësuar dhe të nënshkruar;
· Certifikatën që kandidati nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 6 muaj).
PROCEDURA E KONKURIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 09.06.2020, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217);
Me e-mail: [email protected]
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe (0) 44 567 – 041.
Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.