Anëtar të Bordit të Drejtorëve të NPL (4)
Data e publikimit
19/06/2020
Data e perfundimit
15-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Bazuar në nenin 5 paragrafi 2, nenet 16 dhe 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike nr.037L-087, dhe ndryshim plotësimet përkatëse të bëra me Ligjin nr.047L-111 dhe Ligjin 057L-009, nenin 3
paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ 0372009 për mënyrën e përfaqësimit të Komunave në
Bordet e Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike Lokale, Komisioni Komunal i Aksionarëve të
Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” SH.A. Podujevë, i ngritur me Vendimin e
Kuvendit të Komunës nr.prot.01-020104-0037950119 të datës 08.05.2019, dhe Vendimit të
Kryetarit të Komunës nr.prot.02-020105-0053552119 të datës 03.07.2019, në mbledhjen e mbajtur më 15.06.2020 , vendosi të shpall këtë:
KONKURS
Për zgjedhjen 4 (katër) anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale
“Stacioni i Autobusëve” Sh.A. Podujevë
Mandati
Mandati i anëtarëve të Bordit është në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike nr.037L-087,
Kompensimi
Kompensimi i anëtarëve të Bordit do të bëhet në pajtim me dispozitat e nenit 20 të Ligjin për
Ndërmarrjet Publike nr.037L-087, dhe dispozita tjera përkatëse ligjore.
Përbërja
Përbërja e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” Sh.A.
Podujevë, duhet të jetë në harmoni me Ligjin për Barazi Gjinore.
KUALIFIKIMET DHE PËRGATITJA PROFESIONALE
- Të jetë person që ka integritet dhe të mos ketë çfarëdo shkelje fiduciare ndaj personave
tjerë fizik dhe juridik: - Të ketë përgatitje superiore:
- Të ketë së paku 5 vite përvoja pune në nivel të lartë të menaxhimit në fushat: administrim
i biznesit, financa të korporatave, menaxhim të thesarit, menaxhim të bankave, konsulent
në biznes ose industri ose nga fusha tjera të shkencave, të ketë qenë kontabilist publik,
jurist ose anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtari
afariste të Ndërmarrjes Publike.
KUSHTET
Kandidatët potencial për tu zgjedh në Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Stacioini i Autobusëve” SH.A. Podujevë, mund të jenë, nëse:
- Nuk kanë qenë të dënuar dhe nuk janë nën hetime nga ndonjë prej Gjykatave
Kompetente - Nuk kanë shkelur Kodin e Etikës apo standardet e sjelljes profesionale, përveç nëse ndonjë dënim i tillë është ndryshuar nga Gjykata apo ndonjë organ tjetër i ankesave
- Nuk ka bërë përgënjeshtrimin e materialit nën çfarëdo dëshmie nën betim
- Nuk ka qenë në poste menaxheriale në ndonjë kompani të falimentuar në 10 vitet e fundit
- Nuk punon në ndonjë institucion ku bëhen politika zhvillimore për Ndërmarrjen përkatëse ku kandidati punon.
Kandidatët nuk mund të zgjedhën anëtar në Bordin e Drejtorëve, nëse:
- Aktualisht është zyrtar, menaxher i Ndërmarrjes ose cilësdo nga filialet e saj, apo që ka
shërbyer si menaxher i kësaj Ndërmarrje ose cilësdo nga filialet e saj, 5 vitet e fundit: - Aktualisht ka, ose gjatë 3 viteve të kaluara ka pasur çfarëdo marrëdhënie materiale –
afariste (përveç si konsumator individual i shërbimit të Ndërmarrjes) me Ndërmarrjen
Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” SH.A. Podujevë ose cilitdo nga filialet, qoftë në
mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthorët - Është aksionar, drejtor, zyrtar ose punonjës i lartë i ndonjë Shoqërie Tregtare apo person tjetër juridik i cili ka marrëdhënie materiale afariste me këtë Ndërmarrje Publike apo cilësdo nga filialet e saj
- Pranon ose ka pranuar brenda 3 viteve të kaluara kompensim shtesë nga kjo Ndërmarrje apo cilësdo filiale të saj (përveç honorarit të drejtorit ose kompensimit stimulues të përcaktuar në nenin 20.1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, ose anëtar në skemën pensionale të Ndërmarrjes ose cilësdo nga filialet e saj
- Përfaqëson një aksionar i cili posedon 10Y6 të aksioneve votuese në këtë Ndërmarrje
- Ka shërbyer në Bordin e Drejtorëve të kësaj Ndërmarrje më shumë se 9 vite nga zgjedhja e parë e tij/saj
- Është i afërt i shkallës së tretë (siç është konstatuar në. përputhje me përkufizimin e interesit financiar në nenin 2 të ligjit të cekur) i cilitdo person që i takon cilësdo nga kategoritë e më sipërme.
- Është zyrtar, drejtor apo aksionar ka interes financiar, në Shoqëri Tregtare të pa – listuar dhe që konkurron në këtë Ndërmarrje, ose menaxher i lartë, zyrtar, drejtor ose aksionar (i cili posedon më shumë se 296 të të drejtave të votimit) ose që ka interes të konsiderueshëm financiar me cilëndo nga Shoqëritë Tregtare të listuar që konkurrojnë në këtë Ndërmarrje
- Është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhën 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik, bartës i ndonjë posti udhëheqës ose vendimmarrës në ndonjë prej partive politike të Republikës së Kosovës
- Ka çfarëdo konflikti të interesit që për nga natyra, do të shkarkohet, që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyrë rutinore, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive t’i përmbush detyrat e tij fiduciare ndaj aksionarëve në këtë Ndërmarrje.
DOKUMENTET E KËRKUARA
- CV-në
- Letër motivuese
- Deklaratë nën betim (formular që plotësohet në momentin e dorëzimit të
dokumentacionit) - Dëshmitë e kualifikimit profesional
- Dëshmitë mbi përvojën e punës
- Certifikatën që nuk është nën hetime
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).
Aplikuesi/ja duhet të përgatit dhe nënshkruaj deklaratën nën betim, me të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësinë dhe përgatitjen profesionale.
Çdo informatë eventuale e pavërtetë materiale, çoftë e qëllimshme, çoftë nga neglizhenca, do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.
Formularët e aplikimit merren dhe dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë (kati
përdhese) në ndërtesën e re të Komunës, rr.”Nuhi Gashi”, si dhe mund të shkarkohen në vveb-
faqen zyrtare të Komunës së Podujevës.
Dokumentacioni i kompletuar sipas këtij konkursi, duhet të dorëzohet i mbyllur (në pliko).
Dokumentacioni dorëzohet në kopje, origjinali duhet të prezantohet gjatë intervistimit.
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret sipas këtij konkursi do të kualifikohen për fazat e mëtejme.
Afati i aplikimit është i hapur 15 ditë pune pas publikimit të shpalljes publike të konkursit,
përkatësisht nga 17.06. 2020 deri më 15.07.2020.
Komuna e Podujevës – si aksionare e vetme me kapital 100% të aksioneve në Ndërmarrjen
Publike Komunale “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. Podujevë, Komisioni Komunal i Aksionarëve, ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mirëpret çdo aplikim nga femra dhe meshkuj të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.