www.ofertapune.net Anëtar/e të Bordit të Drejtorëve | PunaIme

Anëtar/e të Bordit të Drejtorëve

Kompania

Komuna e Rahovecit

Telefoni

045/291-395

Lokacioni

Rahovec

Data e publikimit

14/05/2020

Data e perfundimit

12-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Menaxhment

Në mbështetje të nenit 16 dhe 17, të Ligjit Nr. 037L-087 për Ndërmarrjet Publike, të shpallur në
“Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, Nr-3172008”, dispozitave të Ligjit Nr. 04L-111 për
ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 034L-087 për Ndërmarrjet Publike, të shpallur në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, Nr-1372012, neni 6 të Ligjit Nr.057L-009, për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 037L-087 për ndërmarrjet publike i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr. 04IL-III, Vendimit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit OINr. 1507 i datës 30.04.2018 Komisioni komunal i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Rahovec shpall:

RISHPALLJE E KONKURSIT

Për 1 (një) Anëtarëve të Bordit të Drejtorëve në ndërmarrjes publike lokale “Stacioni i Autobusëve” në Rahovec

KUALIFIKIMI DHE PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE

Kandidatët për t’u zgjedhur për anëtar të bordit të ndërmarrjes publike lokale “Stacioni i Autobusëve”në Rahovec, duhet të kenë kualifikime dhe përvojë pune sipas nenit 17, të Ligjit për Ndërmarrjet Publike të Ligjit Nr. 037L-087, dispozitave të Ligjit Nr. 0YL-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03L-087 për Ndërmarrjet Publike, të shpallur në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, Nr-1372012, neni 6 të Ligjit Nr.057L-009, për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 037L-087 për ndërmarrjet publike i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr. 04L-111 si vijon:

Të ketë së paku pesë (5) vjet përvojë pune në nivel të lartë të menaxhimit në fushat e poshtëshënuara:

  • në administrim të biznesit;
  • financa korporative;
  • financa;
  • menaxhim të thesarit;
  • banka;
  • konsulencë në biznes;
  • industri ose
  • të ketë qenë së paku për 5 vjet kontabilist i certifikuar, jurist i kualifikuar, ose anëtar i kualifikuar i ndonjë profesioni tjetër që ndërlidhet me veprimtarinë afariste të Ndërmarrjeve Publike Qendrore.

KUSHTET

Një person ka të drejtë të shërbejë si Anëtarve i Bordit të ndërmarrjes publike lokale, “Stacioni i Autobusëve” në Rahovec, nëse:

  • Nuk ka qenë i dënuar dhe nuk është nën hetime nga një gjykatë kompetente;
  • Nuk ka shkelur kodin etik apo standardet e sjelljes profesionale, përveç nëse një dënim i tillë është ndryshuar nga një gjykatë ose organ tjetër i ankesave;
  • Nuk ka bërë përgënjeshtrime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim;
  • Nuk ka qenë në post menaxhues të ndonjë kompanie që ka falimentuar gjatë dhjetë (10) vjetëve të fundit
  • Nuk punon në ndonjë institucion ku bëhen politikat zhvillimore për Ndërmarrjet Publike ku kandidati aplikon.

Kandidati nuk mund të zgjidhet anëtar në Bordin e Ndërmarrjes Publike Lokale, nëse:

  • Aktualisht është zyrtar (në kuptim të nenit 17 të Ligjit për Ndërmarrje Publike), menaxher i Ndërmarrjes Publike përkatëse, ose cilësdo nga filialet e saj;
  • Ka shërbyer si zyrtar ose menaxher i Ndërmarrjes Publike përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj brenda pesë (5) vjetëve të kaluara;
  • Aktualisht ka, ose gjatë tre vjetëve të kaluara ka pasur, çfarëdo marrëdhënie materiale afariste (përveç si konsumator individual i shërbimeve të Ndërmarrjeve Publike) me Ndërmarrjen Publike përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë:
  • Është aksionar, drejtor ose zyrtar në një shoqëri tregtare ose person tjetër juridik, i cili ka marrëdhënie materiale afariste me Ndërmarrjen Publike përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj:
  • Pranon, ose ka pranuar brenda tre (3) vjetëve të kaluara, kompensim shtesë nga Ndërmarrja Publike përkatëse ose cilado nga filialet e saj (përveç honorarit të Drejtorit ose kompensimit stimulues të përcaktuar në nenin 20.1 të Ligjit për Ndërmarrje Publike), ose është anëtar në skemën pensionale të Ndërmarrjes Publike përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj:
  • Përfaqëson një aksionar i cili posedon mbi dhjetë për qind (10Y9) të aksioneve votuese në Ndërmarrjen Publike përkatëse;
  • Ka shërbyer në Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike përkatëse më shumë se nëntë (9) vjet nga data e zgjedhjes së parë të tijJsaj;
  • Është i afërm i shkallës së tretë (siç është konstatuar në përputhje me përkufizimin e “Interesit Financiar” në nenin 2 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike) i cilitdo person që i takon cilësdo nga kategoritë e sipërpërmendura;
  • Është zyrtar, drejtor ose aksionar, ose ka një interes financiar në një shoqëri tregtare që konkurron me Ndërmarrjen, ose është menaxher i lartë, zyrtar, drejtor ose aksionar (i cili posedon më shumë se dy për qind (246) të drejtave të votimit), ose ka një interes të konsiderueshëm financiar në cilëndo nga shoqëritë tregtare që konkurrojnë me Ndërmarrjen;
  • Është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 mujore para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike;
  • Ka çfarëdo konflikti të interesave që për nga natyra, do të shkaktonte që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyrë rutinore, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive t’i përmbushë detyrat e tij financiare ndaj Aksionarëve dhe Ndërmarrjeve Publike.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kandidatët për drejtorë në Bordet e Ndërmarrjeve Publike duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV-në
  • Letër motivimin
  • Deklaratën nën betim (formular, i cili plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit)
  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, përvojës së punës)
  • Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime
  • Shtetas i Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).

Aplikuesi duhet të plotësoj personalisht deklaratën nën betim, me rastin e aplikimit, në të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe të përshtatshmërisë profesionale.

Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë në diskualifikimin e menjëhershëm.

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Ndërmarrjes Publike në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Qendrën për shërbime të qytetarëve në Komunën e Rahovecit,

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet. Origjinalet mund të kërkohen gjatë intervistës.

Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 045 7 291 – 395

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Përfaqësimi gjinor në Bordin e Ndërmarrjes Publike Lokale, duhet të jetë në proporcion të përfaqësimit sipas Ligjit Nr. 059L -020, për Barazi Gjinore.

Kompensimi i anëtarëve të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike do të bëhet në bazë të nenit 20 të Ligjit për Ndërmarrje Publike dhe nenit 12 Ligjit Nr. 04L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 031L-087 për Ndërmarrjet Publike.

Inkurajohen të gjithë të interesuarit nga popullata jo-shumicë dhe te interesuarit qe do te përfaqësojnë interesat e Komunës ku NP vepron, që të aplikojnë në konkursin për drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike.

Afati i konkursit është i hapur 30 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor (prej datës 12.05.2020 deri më datën 12.06.2020).