www.ofertapune.net Anëtar/e në KPK (përfaqësues nga shoqëria civile) | PunaIme

Anëtar/e në KPK (përfaqësues nga shoqëria civile)

Kompania

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Telefoni

044/567-041

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

29/06/2020

Data e perfundimit

13-07-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kuvendi i Republikës së Kosovës, rishpall:

KONKURS

Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile

Në pajtim me nenin 9 dhe 10 të Ligjit 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e pozitës:

1 (një) anëtar/e, përfaqësues nga shoqëria civile.

Kandidati për anëtar në Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës, duhet t’i plotësojë këto kushte:

  • Të jetë shtetas dhe banor i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë përgatitje të lartë profesionale nga fusha e drejtësisë;
  • Të ketë njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut;
  • Të ketë përvojë pune në çështjet ligjore së paku 5 (pesë) vjet;
  • Të ketë përkrahjen e së paku 5 (pesë) organizatave të shoqërisë civile të fushës së drejtësisë;
  • Të mos jetë i dënuar për vepër penale.

Shoqëria civile duhet t’i bashkëngjisë listës së kandidatëve të nominuar për anëtar edhe dokumentet, të cilat vërtetojnë se kandidati i plotëson kushtet e paraqitura në këtë shpallje publike.

Kuvendi i Kosovës inkurajon shoqërinë civile, që gjatë dërgimit të propozimeve për anëtar të KPK-së, të marrë parasysh përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe parimet e pranuara të barazisë gjinore.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Autobiografia  (Curriculum vitae);
  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës;
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  13.07.2020,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038/ 211-182, 038/ 211-648 dhe  044/ 567-041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.