Anëtar/e në KPK, përfaqësues nga shoqëria civile
Data e publikimit
31/08/2020
Data e perfundimit
14-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Kuvendi i Republikës së Kosovës, rishpall:
KONKURS
Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile
Në pajtim me nenin 9 dhe 10 të Ligjit 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e pozitës:
1 (një) anëtar/e, përfaqësues nga shoqëria civile.
I. Kandidati për anëtar në Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës, duhet t’i plotësojë këto kushte:
1. Të jetë shtetas dhe banor i Republikës së Kosovës;
2. Të ketë përgatitje të lartë profesionale nga fusha e drejtësisë;
3. Të ketë njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut;
4. Të ketë përvojë pune në çështjet ligjore së paku 5 (pesë) vjet;
5. Të ketë përkrahjen e së paku 5 (pesë) organizatave të shoqërisë civile të fushës së drejtësisë;
6. Të mos jetë i dënuar për vepër penale
II. Shoqëria civile duhet t’i bashkëngjisë listës së kandidatëve të nominuar për anëtar edhe dokumentet, të cilat vërtetojnë se kandidati i plotëson kushtet e paraqitura në këtë shpallje publike.
III. Kuvendi i Kosovës inkurajon shoqërinë civile, që gjatë dërgimit të propozimeve për anëtar të KPK-së, të marrë parasysh përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe parimet e pranuara të barazisë gjinore.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
- Autobiografia (Curriculum vitae);
- Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
- Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
- Dëshmia për përvojën e punës;
- Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.
PROCEDURA E KONKURIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 14.09.2020, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217);
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038/ 211-182, 038/ 211-648 dhe 044/ 567-041.