www.ofertapune.net Anëtar/e Ekipi – Këndi i Ushqimit | PunaIme

Anëtar/e Ekipi – Këndi i Ushqimit

Kompania

Meridian Express

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-05-2024

Data e perfundimit

22-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Me moton “n’derë t’shtëpisë”, Meridian Express operon me 40 dyqane në territorin e Kosovës me qëllim të  vetëm që të shërbejmë  konsumatorët tanë në çdo lagje, duke ju kursyer kohën, duke ju ofruar produkte të freskëta dhe ambient shumë të këndshëm që promovon standarde të larta të mirëpritjes.

Fokusi ynë ndër vite vazhdon të mbetet zhvillimi i vazhdueshëm profesional i punonjësve dhe krijimi i një ambienti pozitiv dhe etik të punës, prandaj ne ju inkurajojmë që t’i bashkangjiteni familjes tonë në  pozitën e lirë:

Anëtar/e Ekipi – Këndi i Ushqimit

Përgjegjësitë kryesore

  • Përgatit dhe shërben produkte të kafesë, lëngjeve, pjekurinave e të tjera nga banaku
  • Është përgjegjës që të sigurohet që konsumatori ndjehet rehat dhe i mirëpritur
  • Përkujdeset që të ofrojë mirëpritje, si dhe shërbim cilësor dhe në kohë
  • Monitoron gjatë gjithë kohës hapësirën për të parë nëse konsumatorë të rinjë janë ulur në banak apo tavolinë, në mënyrë që të ju ofrojë përkujdesjen dhe shërbimin menjëherë
  • Duhet të ju ofrojë rekomandime konsumatorëve mbi produktet dhe pijet në menu nëse ju kërkohet

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
  • Dëshira për t’u zhvilluar dhe për të zgjeruar njohuritë në fushën e gastronomisë.

 Pozita ështe e hapur për pikën e re kompleksi Ramiz Sadiku – Prime.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkun https://www.meridianexpress.com/jobs/  apo në e-mail adresën [email protected]

Afati i aplikimit është deri më 31 Maj 2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.