Anëtar Bordit të Drejtorëve Joekzekutiv (2)
Data e publikimit
06-12-2024
Data e perfundimit
03-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
KONKURS PËR ANËTAR BORDI DREJTUES
IFJB “CAPITAL”, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e pozitave:
Anëtar Bordit të Drejtorëve Joekzekutiv (dy vende) në përputhje me kërkesat dhe rregullat e përcaktuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).
Aplikantet duhet të plotësojnë të paktën kriteret e mëposhtme:
- Të kenë diplomë universitare në ekonomi, jurisprudencë ose fushë tjetër relevante;
- Të kenë përvojë profesionale jo më pak se 3 (tre) vjet në sektorin bankar dhe/ose financiar ose në ndonjë fushë tjetër të konsideruar të përshtatshme nga BQK;
- Të kenë reputacion të lartë etik dhe profesional;
- Të mos jenë të larguar nga posti në një institucion financiar nga BQK-ja;
- Nuk është dënuar nga një gjykatë penale për vepër penale për të cilën është percaktuar dënim me burgim prej një viti a më shumë, per te cilat nuk ështe percaktuar opsioni i gjobës;
- Personi që nuk ështe i dënuar për krime ekonomike ose që nuk është gjetur fajtor për vepra penale ekonomike sipas Kodit Penal;
- Personi të cilit, sipas vendimit të gjykatës i është mohuar ushtrimi i veprimtarive në kuadër të kompetencave të përcaktuara për drejtorët dhe menaxherët e lartë;
- Nuk është përjashtuar ose suspenduar nga autoriteti kompetent nga ushtrimi i profesionit për shkak të sjelljes së pahijshme personale;
- Të mos kenë shkaktuar ose të mos kenë qenë përgjegjës për falimentimin e ndonjë subjekti që ushtron aktivitet ekonomik;
- Të mos kenë qenë subjekt i procedurave të deklarimit të paaftësisë paguese përfshirë administrimin zyrtar ose falimentimit, si dhe të jenë të çliruar nga pagesa e detyrimeve pasurore të kaluara.
Aplikantët duhet t’i dorëzojnë këto dëshmi:
- CV-në,
- Kopja e dokumentit të identifikimit,
- Dëshminë e shkollimit,
- Dëshminë për përvojën e punës,
- Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 3 muaj).
Dokumentet e kompletuara dërgohen përmes e-mail dhe sipas nevojës do të ju kërkohen në origjinal apo të noterizuara
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes e-mailit; [email protected]. Afati i aplikimit është nga data 07.12.2024 deri më datë 14.12.2024.
Vetëm aplikantët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme!