Analist për Menaxhim të Riskut në Sektorin për Menaxhim të Riskut
Data e publikimit
30-12-2024
Data e perfundimit
03-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS PUBLIK
Për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës:
I. Analist për Menaxhim të Riskut në Sektorin për Menaxhim të Riskut (një vend pune)
Analist për Menaxhim të Riskut në Sektorin për Menaxhim të Riskut
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Fakultetit ekonomik (drejtimi Banka dhe Financa, Kontabilitet), FSHMN (drejtimi Matematike Financiare në Banka dhe Sigurime), Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri mjedisore.
- Njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, njohuri të kontabilitetit (certifikimet do te konsiderohen përparësi);
- Së paku 3 vjet përvojë pune në institucionet bankare apo në auditim apo 1 vit përvojë me përgjegjësitë e kërkuara në këtë shpallje- përvoja në fushën e ESG-se është përparësi;
- Njohuri mbi kornizat e përgjithshme te politikave të sektorit bankar;
- Njohuri ne fushën e ESG-s, rregulativat lokale, ndërkombëtare dhe standardet në fushën e ESG-s (energjisë se ripertritshme, ruajtjes se energjisë, EU Taxonomy) do te konsiderohen përparësi
- Njohuri të avancuara të gjuhës angleze;
- Aftësi analitike dhe njohuri të avancuara të Microsoft Office, veçanërisht te programit MS Excel, njohuritë në SQL, Python, Power BI do te konsiderohen përparësi.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Zbatimi i procedurave të përcjelljes së portfolios kreditore, të definuar sipas Politikës për Menaxhimin e Riskun Kreditor;
- Vlerësimi i bonitetit/aftësisë kreditore te klientit dhe përcaktimi i limitit te obligimeve për te gjithë klientët te cilët janë subjekt i vlerësimit/opinionit te riskut;
- Monitorimi i kualitetit te portfolios kreditore në baza ditore, mujore dhe tre mujore- përfshirë monitorimin përmes EWS (early warning system) per personat fizik dhe juridik;
- Vlerësimi i riskut të ESG-së për ekspozimet kreditore, si dhe monitorimi i riskut mjedisor në baza të rregullta, dhe raportimi në nivel te Grupit NLB;
- Përgatitja e raporteve (mujore, tremujore dhe vjetore) për shfrytëzues brenda dhe jashtë Bankës sipas kërkesave nga udhëheqësi direkt;
- Përkrahja e proceseve për automatizim dhe përmirësim të kualitetit të vlerësimit të kërkesave kreditore subjekt i vlerësimit/opinionit të riskut;
- Organizimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të drejtuara ne fushën e ESG-së;
- Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës sipas udhëzimeve të udhëheqësit direkt dhe atyre në hierarki.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 8 janar 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.