Analist i Lartë për Menaxhim të Riskut
Data e publikimit
07-02-2025
Data e perfundimit
14-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
Për zgjedhjen e kandidatit në vendin e punës:
Analist i lartë për menaxhim të riskut në Sektorin për Menaxhimin e Riskut ( një vend pune)
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Fakultetit ekonomik (drejtimi Banka dhe Financa, Kontabilitet), FSHMN (drejtimi Matematike Financiare në Banka dhe Sigurime), Shkenca Kompjuterike;
- Njohuri të kontabilitetit (certifikimet do të konsiderohen përparësi);
- Njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, me theks në krijimin e provizioneve për ekspozimet kreditore sipas qasjes se IFRS 9;
- Përvojë bankare apo në auditim së paku 3 vjet apo 1 vjet në pune me përgjegjësitë e kërkuara në ketë shpallje;
- Njohuri mbi kornizat e përgjithshme të politikave/rregulloreve të sektorit bankar;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, veçanërisht të programit MS Excel, njohuritë në SQL, Python, apo Power BI do të konsiderohen përparësi;
- Njohurit në fushën e IFRS 9 Modelling (risk parameters) do te konsiderohen përparësi.
- Njohuri të avancuara të gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Zbatimi i procedurave të përcjelljes së portfolios kreditore, të definuar sipas Politikës për Menaxhimin e Riskun Kreditor;
- Raportimi lidhur me kalkulimin e provizioneve sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS 9);
- Përgatitja e raporteve te riskut si pjese e pakos se raportimit në BQK si dhe raportimet drejt NLB d.d.(interface reporting);
- Pjesëmarrje aktive në implementim të Parametrave të Riskut (sipas IFRS) si dhe përgatitja e simulimeve për ndikimin e tyre;
- Kalkulim i RWA dhe ICAAP sipas udhëzimeve dhe politikave;
- Monitorim i rregullt i indikatorëve të riskut të definuar sipas Apetitit të Riskut dhe Strategjisë se Riskut;
- Përgatitja e raporteve për ALCO, Komitet të Riskut dhe raportime tjera sipas kërkesave;
- Përkrahja e kërkesave të auditorëve të jashtëm dhe të brendshëm (shpalosja e zërave që lidhen me provizione etj.)
- Përkrahja e proceseve për automatizim dhe përmirësim të kualitetit të shënimeve gjatë raportimit të rregullt mujore karshi NLB dd dhe BQK;
- Ruajtja e ambientit punues, e pajisjeve dhe e mjeteve të punës që sigurojnë kryerje cilësore të punëve;
- Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas kërkesës së udhëheqësit direkt dhe atyre në hierarki.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 14 shkurt 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.