Analist/e për Korporatë
Kompania
Banka Kombëtare Tregtare
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
11/11/2020
Data e perfundimit
24-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Bankë
NJOFTIM PËR PUNËSIM
- Pozita: Analist për Korporatë
- Lokacioni: Prishtinë
- Data e Hapjes: 11.11.2020
- Data e Mbylljes: 24.11.2020
- Shkollimi: Diplomë Baçellor
- Njohuri e Gjuhës: Anglisht
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të bëj prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të Bankës në mënyrë sa më aktive.
- Të ndjek zhvillimet e biznesit në rajonin që mbulon dega dhe të ndërtojë marrëdhënie me çdo biznes të ri.
- Të ndjek zhvillimet e sektorit bankar.
- Të përgatis dosjet e aplikimit për kredi sipas kërkesave të manualit përkatës.
- Të bashkëpunoj me Departamentin e Korporatave për prezantimin sa më të plotë të rasteve në Komitetin e Kredisë.
- Të kontrolloj me hollësi dokumentat e kërkuara prej klientëve.
- Të siguroj klientë të rinj të Korporatave.
- Të bëj vlerësimin preliminar për kredinë me drejtuesin e degës.
- Të bëj identifikimin dhe përzgjedhjen e klientëve të korporatës në rajonin që mbulon, dhe të krijon marrëdhenie të shëndosha afariste.
Kualifikimet:
- Të jetë i diplomuar në Ekonomi/Administrim Biznesi/Menaxhment.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse.
- Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni [email protected]
Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen përmes telefonit.