Analist/e për Energji Termike

Kompania
Zyra e Rregullatorit për Energji
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
08/10/2020
Data e perfundimit
22-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Kontrata: Vendore
Vendi i Punës: Prishtinë
QËLLIMI DHE FUSHËVEPRIMI I POZITËS
Analisti për Energji termike i raporton Udhëheqësit të Departamentit të Energjisë termike dhe Gazit natyror. Është përgjegjës për çështjet që kanë të bëjnë me sektorin e ngrohjes qendrore në ZRRE, në zhvillimin e politikës së ngrohjes qendrore, përmbushjes së standardeve dhe praktikave tjera operacionale që i mundësojnë ZRRE-së të kryejë detyrat, dhe përgjegjësitë e veta në përputhje me legjislacionin e rregulloret e zbatueshme në këtë sektor.
Ajo/ai siguron mbështetje teknike për 4 departamentet (Ligjor dhe të Licencave, Mbrojtjes së Konsumatorëve, Tregut të Energjisë dhe Çmimeve dhe Tarifave) lidhur me ngrohjen qendrore.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Ajo/ai i siguron bën analiza, verifikime, shqyrtime, këshillime, udhëzime në lidhje me sektorin e Ngrohjes Qendrore:
- Përgatitjen e dokumenteve të brendshme që kanë të bëjnë me sektorin e Ngrohjes Qendrore;
- Shqyrtimin e aplikacioneve për licencimin e ndërmarrjeve për ngrohje qendrore dhe formave të ndryshme që kanë të bëjnë me të licencuarit;
- Monitoron të licencuarit e Ngrohjeve Qendrore në bashkëpunim me Departamentin Ligjor dhe të Licencimit;
- Bashkëpunon me Departamentin për Mbrojtje të Konsumatorëve të ZRRE-së në definimin e procedurave për zgjidhjen e kontesteve në fushën e ngrohjes qendrore;
- Bashkëpunon dhe ndihmon departamente te tjera në ZRRE;
- Detyrat tjera siç kërkohet nga mbikëqyrësi i tij/saj
KRITERET PROFESIONALE/ KUALIFIKIMET
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike;
- Së paku 3 vite përvojë pune në furnizimin me energji, e preferueshme është në ngrohje qendrore dhe/apo të kombinuar me energjinë;
- Aftësi të shkëlqyera për të komunikuar dhe punuar në Gjuhën Shqipe dhe Angleze, e preferuar edhe Gjuha Serbe;
- Aftësi analitike;
- Njohuri pune në kompjuter;
- Aftësi për të punuar në ambient multi-etnik dhe multi-kulturor;
- Aftësi për të punuar me një shkallë të lartë të besueshmërisë;
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është deri më: 22 tetor 2020
Formularët për aplikim mund t’i shkarkoni nga webfaqja e ZRRE-së: https://www.ero-ks.org/zrre/sq/shpallje-vend-te-lire-te-punes
Së bashku me aplikacionin, aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme për verifikim:
- Dëshmi të kualifikimeve arsimore;
- Dëshmi mbi përvojën e punës;
- Letër-rekomandimet;
- Dokument identifikimi;
- Dëshmi që kandidati nuk është nën hetime
Aplikacionet duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme:
Rr. Dervish Rozhaja Nr. 12
10000, Prishtinë, Kosovë
Ose në:
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.