www.ofertapune.net Aktorë resident në teatrin e Qytetit (11) | PunaIme

Aktorë resident në teatrin e Qytetit (11)

Kompania

Komuna e Prizrenit

Telefoni

038/200-44715

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

17/06/2020

Data e perfundimit

29-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Në  bazë të  Nenit 16 të  Ligjit  Nr.  04/L – 106 për Teatrot   dhe  Rregullores Nr.OS/2014 dhe 04/2019  për Themelimin     dhe      Funksionimin  e  Ansamblit   Rezident të  Teatrove Kombëtare dhe Teatrove të Qyteteve, Komuna e Prizrenit, shpallë:

Konkurs
Për aktorë resident në teatrin e Qytetit

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport/Teatri i Qytetit të Prizrenit
Titulli i pozitës: Aktorë
Numri i ekzekutuesve: 11
Koeficienti: 7
Lloji i vendit të punës: 2 (dy) vjeqar, me mundësi vazhdimi

Detyrat:

  • Të mësoj tekstin dhe të mbajë prova;
  • Të hulumtoj dhe lexoj në materiale apo të ndërmarrin aktivitete fizike dhe intelektuale që të ndihmojnë në përgatitjen e rolit të tij
  • Të diskutoj interpretimin dhe të shfaq kreativitet dhe kolektivisht në bashkëpunim me të tjerët dhe regjisorin;
  • Të performoj drejtpërsëdrejti para publikut;
  • Të performoj në studio apo lokacion tjetër varësisht nga nevojat që paraqet produksioni;
  • Të inçizojë zëra varësisht nga  nevoja  e produksionit;
  • Të kujdeset për hapësirën performuese, kostumet dhe rekuizitat;
  • Të mbaj mend tekstin dhe të gjitha funksionet tjera te vepres  derisa  ajo vepër  zyrtarisht del nga repertori apo siç është e specifikuar në kontratë;
  • Studion veprën dhe punon në mënyrë krijuese për jetësimin artistik  në përpunimin dhe transpozicionimin e rolit;
  • Bashkëpunon drejtpërdrejtë me regjisorin e shfaqjes për të rrumbullakuar rolin;
  • Për punën e tij i përgjigjet regjisorit, inspicientit, udhëheqësit artistik dhe drejtorit të përgjithshëm
  • Kryen edhe punë tjera në bazë të udhëzimeve të udhëheqësit.

Kushtet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë Universitare, Fakulteti i Arteve – dega e aktrimit
  • Të kenë së paku tri vite përvojë pune aktive ne realizimin e roleve në Teatër;
  • Të dëshmojë  talentin   dhe  përvojën e tij para audicionit që e organizon Komisioni   profesional i Teatrit të Qytetit;
  • Të njohë   gjuhën   shqipe   në  nivel   të  shkëlqyer në të  shkruar dhe lexuar, të domosdoshme dhe gjuhët tjera zyrtare, njohja e gjuhëve të huaja përparësi:
  • Të ketë aftësi të  mira profesionale  dhe të jetë i gatshëm     të punojë me orar fleksibil të punës
  • Njohja e punës me kompjuter,Word, Excel;

Përzgjedhja     e aktorëve    për  ansamblin  rezident bëhet  përmes    audicionit.

Kushtet  e pjesëmarrjes    në konkurs: Të drejtë aplikimi  kanë  te gjithe  shtetasit  e Republikës së Kosovës të moshës  madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësi profesionale për kryerjen e detyrave.

Aktet  ligjore  dhe nënligjore    që e rregullojnë    rekrutimin:    Ligji Nr. 04/L -106 për Teatrot , Rregullorja Nr. OS/2014 dhe  Nr.04/2019  per  Themelimin  dhe  Funksionimin  e Ansamblit  Rezident të Teatrove Kombëtare dhe Teatrove të Qyteteve.

Kohëzgjatja  e emërimit:  Aktorët  që pranohen  përmes  Konkursit  publik,  marrin  kontrata  dy   vjeqare me mundësi të  vazhdimit,  sipas  suksesit  dhe  angazhimit  të  treguar  të  paraparë  me Rregulloret e sipërcekura.

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Diploma e fakultetit te Arteve, dega aktrim (Kopja e vërtetuar)
  • Vërtetim për përvojën e punës së bashku me pasqyrën nga TRUST
  • Fotokopja e Letërnjoftimit
  • Ekstrakti i lindjes
  • Dy – rekomandime ( nëse keni )
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime.

Konkursi ngel i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 15.06.2020 deri më datën 29.06.2020 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset- njoftimet/aplikacione/ dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit, në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 – 16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin ne fuqi.