www.ofertapune.net Aktor (15), Regjisor (2) Skenograf (2) Kostumograf (1) Grimer (1) Ndriçues (2) Tonist (1) Punëtor skene (2) | PunaIme

Aktor (15), Regjisor (2) Skenograf (2) Kostumograf (1) Grimer (1) Ndriçues (2) Tonist (1) Punëtor skene (2)

Kompania

Kolegji AAB

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

30/04/2020

Data e perfundimit

29-05-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Teatri AAB “Faruk Begolli” shpall:

K O N K U R S

Për këto vende të lira pune:

  1. Aktor (15 pozita)
  2. Regjisor (2 pozita)
  3. Skenograf (2 pozita)
  4. Kostumograf (1 pozitë)
  5. Grimer (1 pozitë)
  6. Ndriçues (2 pozita)
  7. Tonist (1 pozitë)
  8. Punëtor skene (2 pozita)

Kushtet dhe kriteret:

Për pozitat 1 dhe 2,

– Të kenë diplomë universitare (bachelor ose master), Fakulteti i Arteve, drejtimi aktrim (1) dhe regji (2)

– Të kenë përvojë pune aktive në realizimin e roleve në teatër e film;

– Të dëshmojë talentin dhe përvojën e tij para audicionit që e organizon Komisioni profesional i Teatrit “Faruk Begoli”;

– Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës;

– Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi.

Për pozitat 3 dhe 4,

– Të kenë diplomë universitare (bachelor ose master), Fakulteti i Arteve, drejtimi skenografi (3) dhe kostumografi (4) ose të ngjashme;

– Të kenë përvojë pune aktive në realizimin e projekteve në teatër e film;

– Të dëshmojë talentin dhe përvojën e tyre përmes portfolios së punëve të kryera;

– Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës;

– Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;

– Njohja e programeve kompjuterike për realizimin e projekteve është e domosdoshme.

Për pozitat 5, 6, dhe 7,

– Të kenë kualifikim profesional për fushat të cilat i mbulojnë;

– Të kenë përvojë pune aktive në realizimin e projekteve në teatër e film;

– Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës;

– Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;

Për pozitën 8,

– Të kenë të paktën diplomë të shkollës së mesme;

– Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës;

– Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;

Dokumentet e nevojshme që kërkohen:

Kandidatët duhen t’ i dorëzojnë dokumentet e kompletuar si vijon:

  • Dëshminë për shkollimin e mbaruar (diplomë);
  • Dëshminë mbi përvojën e punës profesionale;
  • Ndonjë referencë nga regjisorët apo teatrot;
  • Dokumenti i identifikimi;
  • Letër motivuese.

Afati i aplikimit:

Afati për aplikim është i hapur deri më 29 maj 2020, ora 16:00.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentacionin e skanuar, dhe letrën motivuese për pozitën që aplikojnë në email adresën: [email protected]