Aktor (15), Regjisor (2) Skenograf (2) Kostumograf (1) Grimer (1) Ndriçues (2) Tonist (1) Punëtor skene (2)
Data e publikimit
30/04/2020
Data e perfundimit
29-05-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Teatri AAB “Faruk Begolli” shpall:
K O N K U R S
Për këto vende të lira pune:
- Aktor (15 pozita)
- Regjisor (2 pozita)
- Skenograf (2 pozita)
- Kostumograf (1 pozitë)
- Grimer (1 pozitë)
- Ndriçues (2 pozita)
- Tonist (1 pozitë)
- Punëtor skene (2 pozita)
Kushtet dhe kriteret:
Për pozitat 1 dhe 2,
– Të kenë diplomë universitare (bachelor ose master), Fakulteti i Arteve, drejtimi aktrim (1) dhe regji (2)
– Të kenë përvojë pune aktive në realizimin e roleve në teatër e film;
– Të dëshmojë talentin dhe përvojën e tij para audicionit që e organizon Komisioni profesional i Teatrit “Faruk Begoli”;
– Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës;
– Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi.
Për pozitat 3 dhe 4,
– Të kenë diplomë universitare (bachelor ose master), Fakulteti i Arteve, drejtimi skenografi (3) dhe kostumografi (4) ose të ngjashme;
– Të kenë përvojë pune aktive në realizimin e projekteve në teatër e film;
– Të dëshmojë talentin dhe përvojën e tyre përmes portfolios së punëve të kryera;
– Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës;
– Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;
– Njohja e programeve kompjuterike për realizimin e projekteve është e domosdoshme.
Për pozitat 5, 6, dhe 7,
– Të kenë kualifikim profesional për fushat të cilat i mbulojnë;
– Të kenë përvojë pune aktive në realizimin e projekteve në teatër e film;
– Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës;
– Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;
Për pozitën 8,
– Të kenë të paktën diplomë të shkollës së mesme;
– Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës;
– Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;
Dokumentet e nevojshme që kërkohen:
Kandidatët duhen t’ i dorëzojnë dokumentet e kompletuar si vijon:
- Dëshminë për shkollimin e mbaruar (diplomë);
- Dëshminë mbi përvojën e punës profesionale;
- Ndonjë referencë nga regjisorët apo teatrot;
- Dokumenti i identifikimi;
- Letër motivuese.
Afati i aplikimit:
Afati për aplikim është i hapur deri më 29 maj 2020, ora 16:00.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentacionin e skanuar, dhe letrën motivuese për pozitën që aplikojnë në email adresën: [email protected]