www.ofertapune.net Agronom/Shitës | PunaIme

Agronom/Shitës

Kompania

Mr. Bricolage

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

17-07-2024

Data e perfundimit

05-09-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

KONKURS

Mr.Bricolage ka plane të mëdha dhe ju mund të jeni pjesë e tyre!

Mr.Bricolage është një histori solidariteti dhe sipërmarrësish vizionarë dhe përpara popullarizimit të termit “Bëje vetë”, Shoqata Kombëtare e Promovuesve të Bëje Vetë (ANPF), e cila qe nga vitet e 80-ta u quajt Mr.Bricolage dhe u krijua nga 13 dyqane të pavarura harduerike në rajonin e Orléans, Francë. Fryma e sipërmarrjes është pjesë e ADN-së sonë dhe ka qenë suksesi ynë për më shumë se 50 vjet.

Sot, Grupi ynë është krenar që është rrjeti më i madh lokal i dyqaneve DIY në Francë, me një markë të fortë që shkëlqen në mbarë botën dhe më e fundit është Prishtina.

Ne do të jemi më se të lumtur t’ju mirëpresim në aventurën tonë më të re, prandaj ne ju ftojmë të i bashkangjiteni ekipit tonë në pozitat si më poshtë:

Pozita: Agronom/Shitës

Detyrat dhe përgjegjësit të rëndësishme që shitësi duhet të përmbushë në mënyrë profesionale janë:

Prezantimi i produkteve: Shitësi është përgjegjës për prezantimin e produkteve në dyqan.

Shitja dhe konsultimi: Shitësi duhet të kryejë shitjen e produkteve tek klientët dhe të ofrojë konsultime të përshtatshme. Ata duhet të kenë njohuri të detajuara rreth përdorimit  dhe karakteristikave të  secilit produkt. Përmes këshillave të tyre shitësi duhet të sigurojë që klientët të zgjedhin produktet e duhura për të përmbushur nevojat e tyre specifike.

Menaxhimi i stokut: Shitësi duhet të mbajë kontrollin e stokut dhe të sigurojë që inventari të jetë i rregulluar mirë.

Organizimi i hapësirës së shitjes: Shitësi duhet të sigurojë organizimin e rregullt dhe pastërtinë e dyqanit. Produktet duhet të vendosen në vendet e duhura dhe të prezantohen në një mënyrë atraktive për klientët. Shitësi duhet të sigurojë që çmimet dhe informacioni për produktet të jetë i dukshëm dhe i lehtë për tu kuptuar.

Zbatim i politikave të shitjes dhe garancive: Shitësi duhet të jetë i përgatitur për të zbatuar politikat e shitjes dhe garancitë e dyqanit. Ata duhet të njohin kushtet e kthimit të veglave të punës dhe të jenë në gjendje të ofrojnë ndihmë dhe zgjidhje nëse klientët hasin probleme ose ankohen.

Zhvillimi i marrëdhënieve me klientët: Shitësi duhet të krijojë dhe të ruajë marrëdhëniet e mira me klientët. Kjo përfshin ofrimin e shërbimit të shkëlqyeshëm për klientët dhe krijimin e mirëbesimit me ta.

Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në e-mail adresën: [email protected]

Ose na kontaktoni në numrin e telefonit: 049 970 950