Agjentë të Shitjes dhe Marketingut (2)
Data e publikimit
13-01-2025
Data e perfundimit
12-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
RTV21 – SHITJE DHE MARKETING
2 POZITA TË LIRA
RTV21 është kompani mediale që transmeton programe në televizion, radio dhe online. Jemi në kërkim të kolegëve energjikë dhe të motivuar për departamentin e Shitjes dhe Marketingut të hapësirave reklamuese.
Përgjegjësitë Kryesore
- Njohja e mirë me kontentin dhe strategjinë e shitjes së RTV21.
- Hulumtimi dhe identifikimi i klientëve potencialë për produktet dhe shërbimet tona.
- Prezantimi i shërbimeve dhe mbyllja e marrëveshjeve me klientët.
- Realizimi i takimeve javore me klientë dhe vizita në terren.
- Përgatitja e kontratave dhe ndjekja e procesit deri në finalizim.
- Raportimi i progresit dhe rezultateve tek menaxhmenti.
Pritshmëritë
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
- Njohuri bazike për tregun, televizionet dhe klientët.
- Iniciativë, kreativitet dhe mendim analitik.
- Aftësi për të ofruar ide të reja dhe për të menaxhuar situata të ndryshme.
- Njohuri të gjuhës angleze dhe përdorimit të Microsoft Office.
- Patentë shofer – Kategoria B.
Përvoja dhe Kualifikimet
- Përvoja e punës në shitje dhe marketing (preferohet, jo e detyrueshme).
- Diplomë universitare (opsionale).
- Njohuri mbi teknikat e shitjes dhe marketingut.
Benefitet
- Pagë bazike dhe përqindje në shitjet e realizuara.
Informacione të Tjera
- Pozitat janë të hapura për të gjitha nivelet.
- Të gjitha pozitat janë të njëjta.
Si të Aplikoni
Dërgoni dokumentet tuaja në butonin “Apliko Këtu” e-mail: [email protected] deri më datën 08 shkurt 2025:
- CV me foto.
- Dëshmi dhe referenca mbi përvojën e punës (nëse ka).
- Certifikata të trajnimeve (opsionale).