www.ofertapune.net Agjente e Shitjes | PunaIme

Agjente e Shitjes

Kompania

Express Rent a Car

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

10-10-2024

Data e perfundimit

08-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Express Rent a Car me seli në Airoportin Nacional të Prishtinës ‘Adem Jashari’ shpallë konkurs për:

  • Agjente e Shitjes

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i informacionit mbi shërbimet e qirasë së makinave.
  • Procesimi i rezervimeve dhe kontratave të qirasë në sistemin e kompanisë.
  • Trajtimi i kërkesave dhe pyetjeve të klientëve në mënyrë profesionale, përfshirë ofrimin e mbështetjes për zgjidhjen e problemeve apo ankesave.
  • Monitorimi dhe menaxhimi i rezervimeve online dhe përditësimi i të dhënave në sistem.
  • Komunikimi me departamentet e tjera, si shërbimi i mirëmbajtjes, për të siguruar që automjetet janë të gatshme për përdorim.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Përvojë e mëparshme në shitje ose shërbimin ndaj klientit.
  • Njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Aftësi të mira organizative.
  • Njohuri të gjuhës angleze (Avantazh).

Të gjithë të interesuarat mund të aplikojnë përmes +383 49 111 602