Agjente e Shitjes (3)
Data e publikimit
06-03-2025
Data e perfundimit
31-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
KONKURS PUNE
Agjente e Shitjes – 3 Pozita të lira
- 2 Pozita – Zyra Prishtinë
- 1 Pozitë – Zyra Prizren
Përshkrimi i Pozitës:
Si Agjent i Shitjes së Aranzhmaneve Turistike, do të jeni përgjegjës për ofrimin e shërbimeve profesionale për klientët, duke i asistuar në zgjedhjen dhe blerjen e aranzhmaneve turistike. Detyrat përfshijnë komunikimin me klientët, komunikimin me klientët përmes platformave komunikuese, promovimin dhe shitjen e produkteve turistike, menaxhimin e kërkesave dhe udhëzimin e klientëve për mundësi të ndryshme udhëtimi.
Aftësitë dhe shkathësitë e nevojshme:
- Të ketë aftësi për të punuar nën presion dhe të arrijë rezultate pozitive në një mjedis të shpejtë dhe dinamik.
- Njohuri të aranzhmaneve turistike dhe industrisë së turizmit.
- Njohuri të gjuhës angleze në nivel të avancuar. Dija e një gjuhe tjetër të huaj (gjuha gjermane, franceze, italiane, turke, etj.) është përparësi.
- Dije e shkëlqyer e përdorimit të kompjuterëve dhe programeve të përbashkëta të zyrës (Microsoft Office).
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit, prezantimit dhe negocimit, përfshirë aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të fuqishme me klientët.
- Aftësi të shkëlqyera për të menaxhuar kohën dhe organizuar aktivitete në mënyrë efektive.
- Orientim ndaj rezultateve dhe aftësi për të arritur objektiva të shitur.
Kualifikimet dhe përvoja:
- Përparësi do të kenë kandidatët që kanë eksperiencë pune në shitjen e produkteve dhe shërbimeve turistike për të paktën 6 muaj.
- Eksperienca në përdorimin e sistemeve të rezervimeve dhe menaxhimin e kërkesave të biletave do të jetë një avantazh.
- Aftësitë për të punuar me sisteme të rezervimeve dhe shitjeve të biletave, sidomos me sistemin
- Amadeus është avantazh.
Aftësitë shtesë të dëshiruara:
- Njohuri dhe eksperiencë me teknologjitë e reja në industrinë e turizmit, si dhe aftësi për të adaptuar dhe mësuar sisteme të reja me shpejtësi.
- Aftësi për të ofruar shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve dhe për të siguruar një përvojë të jashtëzakonshme për klientët.
- Kultura e punës në ekip dhe aftësi për të kontribuar në një atmosferë pozitive dhe produktive.
Si të aplikoni:
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë aplikimet e tyre (CV) deri më datën 31.03.2025, përmes butonit “Apliko Këtu” ose në adresën e emailit [email protected]
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë aplikimet e tyre (CV) deri më datën 31.03.2025, përmes butonit “Apliko Këtu” ose në adresën e emailit [email protected]