Agjente e Përkrahjes Teknike (F)
Data e publikimit
30-12-2024
Data e perfundimit
29-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Mbështetje e Konsumatorëve, Call Center
Telkos LLC është kompani e telekomunikimit e cila ofron internet me shpejtësi të lartë përmes fijeve optike, televizione kabllore dhe transmetim televiziv për klientët rezidencialë dhe për organizatat e të gjitha llojeve në mbarë Kosovën.
Pozitat e punës të hapura në Prishtinë:
Agjente e Përkrahjes Teknike (F)
Qëllimi
Ofroni mbështetje ndaj klientëve për zgjidhjen e problemeve teknike, vetë ose në koordinim me ekipin.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Menaxhoni thirrjet hyrëse dhe dalëse në kohën dhe mënyrën e duhur.
- Ndiqni udhëzimet e komunikimit gjatë bisedave me klient dhe palë tjera.
- Identifikoni nevojat e klientëve, sqaroni informacionin, hulumtoni çdo çështje dhe ofroni zgjidhje dhe/ose alternativa.
- Bashkëpunoi me ekipet tjera brenda dhe jashtë departamentit për të zgjidhur problemet e klientëve dhe për të ofruar mbështetje.
- Mbani shënime të të gjitha bisedave në bazën e të dhënave (raportin) në mënyrë të kuptueshme.
- Ndërtoni marrëdhënie të qëndrueshme me klientët dhe kujdeseni që klientët të komunikojnë lirshëm.
- Menaxhoni pajisjet dhe programet teknologjike të NOC-it, sipas nevojës dhe udhëzimeve të personit përgjegjës.
- Kryeni detyra tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave
Kualifikimi i kërkuar
- Kompetenca të shkëlqyera të komunikimit
- Preferohet edukim universitar
- Përdorimi i mirë i teknologjisë
Shpërblimi dhe benefitet
- Paga
- Bashkëpunim afatgjatë
- Shtesa për fëmijë nën moshën 18-vejçare
- Shërbime tjera
Ju mirëpresim të aplikoni duke e dërguar CV-në e përditësuar përmes butonit ‘Apliko Këtu‘ deri më 30.01.2025.