www.ofertapune.net Agjentë, Agjentë Junior | PunaIme

Agjentë, Agjentë Junior

Kompania

Anem Real Estate

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10-01-2024

Data e perfundimit

21-03-2024

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS

Junior Agent & Agent

Anem Real Estate është një brend lider i njohur në tregun e Kosovës që nga viti 2011. Vizioni jonë është që
të lidhim blerësin me pronën ekskluzive, të cilën gjithmonë e ka ëndërruar. Për zhvillimin e veprimtarisë
tonë, në Anem jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Junior Agent & Agent

PËRGJEGJËSITË:

  • Puna në teren për të siguruar oferta të pronave për shitje ose qira si shtëpi, banesa, objekte afariste dhe toka.
  • Të bëjë negocimin dhe përgatitjen e dokumentacionit për realizimin shitjes ose qira dhënies.
  • Të kuptojë nevojat e sakta të klientit, specifikat teknike, buxhetet dhe kufizimet gjeografike.
  • Të përgatis përmbajtjen tekstuale të të dhënave të pronës së bashku me fotografitë dhe t’i postoj në
    sistemin online të shitjes.
  • Të këshillojë blerësit dhe shitësit e pronave për praktikat më të mira dhe strategjitë e çmimeve.
  • Të përpilojë raportin e shitjeve.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen studimet bachelor në Patundshmëri apo
    Administrim Biznesi).
  • Përvojë pune si agjent i shitjes apo në industri të ngjashme.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
  • Personalitet i afërt për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë pronat e ëndrrave të tyre.
  • Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.

OFERTA:

  • Pagë + përqindje në realizim.
  • Për të dy pozitat bonusi atraktiv varësisht nga realizimi i shitjes në përqindje.
  • Orari i punës prej 10:30 deri 17:30, nga e hëna deri të shtunën.
  • Zyra në Marigona Residence, transporti mbulohet nga kompania.
  • Telefon dhe kompensim të shpenzimeve të tij.
  • Automjetet e kompanisë në dispozicion.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me përvojë të madhe dhe ekip profesionist.

APLIKIMI:
Të gjithë ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e
ekipit tonë, jeni të mirëseardhur të aplikoni duke dërguar CV-të tuaja përmes butonit “Apliko Këtu” ose në [email protected] Aplikimi hapur nga data 10.01.2024 deri më datën 25.01.2024.
Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?