www.ofertapune.net Agjent i Shitjes, Zhvillues i IT-së, Menaxher të Shitjes | PunaIme

Agjent i Shitjes, Zhvillues i IT-së, Menaxher të Shitjes

Kompania

AGNA Kosova

Lokacioni

Gjithë Kosovën

Data e publikimit

19-11-2024

Data e perfundimit

23-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Agna Kosovë, pjesë e Agna Group po kërkon njerëz energjikë e të vendosur, që i shikojnë sfidat si mundësi, të gatshëm për tu përballur çdo ditë me dinamikat e tregut dhe që e kanë pasion shitjen dhe punën në terren, për t’i punësuar si agjentë shitjesh (për regjionet Gjilan, Ferizaj, Pejë dhe Prizren).

Detyrat kryesore

  • Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie të mira me klientët   
  • Realizon objektivat e shitjes
  • Ambasador për  brandet dhe imazhin e kompanisë në treg
  • Njeh problemet apo mundësitë e tregut dhe ofron zgjidhje kreative   
  • Informohet për konkurrentët dhe raporton bazuar në standardet e kompanisë   
  • Përkrah dhe nxit shitjen e produkteve të reja
  • Mbështet me entuziazëm çdo aktivitet të organizuar nga kompania 
  • Përditëson njohuritë dhe zhvillohet profesionalisht

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë 
  • Të ketë gatishmëri të lartë për t’i shërbyer klientëve
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale 
  • Të ketë vetëbesim dhe motivim të lartë 
  • Të ketë këmbëngulje dhe fokus tek objektivat
  • Të ketë njohuri të mira  të gjuhës angleze
  • Të ketë njohuri të mira  të paketës Microsoft Office
  • Leje drejtimi automjeti

Dërgoni CV-në tuaj tek [email protected]


Dëshironi të jeni pjesë e një organizate e cila investon në rritjen e njerëzve, krijon dhe mban një mjedis mbështetës, përqafon diversitetin dhe inkurajon punën në skuadër dhe qendrueshmërinë?

Agna Kosovë pjesë e Agna Group, lider në fushën e FMCG, kërkon të punësojë një person me aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve, me njohuri shumë të mira biznesi dhe të gatshëm për t’u rritur në sektorin dinamik dhe në ndryshim të FMCG në pozicionin e:

Zhvillues i IT-së

Me ne do të keni mundësinë të punoni në projekte dhe teknologji inovative, në një mjedis biznesi me ritme të shpejta, duke zhvilluar njëkohësisht aftësitë dhe kompetencat tuaja për të arritur qëllimet tuaja personale dhe profesionale.

Detyrat kryesore:

  • Të bashkëpunojë në zhvillimin, mirëmbajtjen dhe përshtatjen e programeve dhe aplikacioneve ekzistuese si: Sales, CRM, BI, e-learning, HRMIS etj.
  • Hartimi dhe zbatimi i projekteve të ndryshme duke përdorur teknologjitë aktuale si: MS .NET, MS SQL Server, Windows etj.
  • Hartimi dhe zbatimi i projekteve të ndryshme duke përdorur teknologjitë aktuale si: PHP, HTML, Javascript, AJAX, Laravel, mySQL etj.

Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Informatikë ose në lidhje me IT
  • Diplomë Master në Informatikë dhe Programim është avantazh
  • Përvoja e mëparshme pune në programim përbën avantazh 
  • Niveli i lartë i aftësisë së gjuhës angleze (IELTS, TOEFL dhe TOEIC janë të preferueshme) 
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe koordinuese
  • Efikasitet në një mjedis me ritme të shpejta me mbikëqyrje minimale të përditshme
  • Njohuri të nivelit të mesëm për zhvillimin e aplikacioneve për sektorin FMCG

Dërgoni CV-në tuaj tek [email protected]


AGNA Kosovë, pjesë e Agna Group kompania lider në sektorin e FMCG-së në Shqipëri dëshiron të mirëpres një punonjës energjik dhe të vendosur, drejtues të aftë që i sheh sfidat si mundësi për pozicionin e Menaxherit te Shitjes (nga e gjithë Kosova). 

Përgjegjësitë/Detyrat kryesore:

  • Drejton dhe koordinon të gjitha aktivitetet e zonës/skuadrës, me qëllim arritjen e objektivave sasiorë dhe cilesorë të miratuara. 
  • Përgjegjes për planifikimin, organizimin, drejtimin, kontrollin, vlerësimin dhe motivimin e forcës shitëse.
  • Përgjegjës për implementimin e projekteve në kanalet Tregun Tradicional.
  • Raporton mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania.
  • Kujdeset për brandet, imazhin dhe për asetet e kompanisë. 
  • Krijimi, zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët, furnitorët, distributorët dhe aktorët e tjerë në treg

Kërkesat:

  • Arsimi i lartë, diploma pasuniversitare përbën avantazh.
  • Më shumë se 5 vjet eksperiencë në shitje (përvoja e mëparshme në sektorin FMCG është avantazh).
  • 2 vite eksperiencë si drejtues i një ekipi shitjesh.
  • Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Njohuri në Microsoft Office Suite.

Dërgoni CV-në tuaj tek [email protected]