www.ofertapune.net Agjent i Shitjes, Shofer (Kategoria B dhe C) | PunaIme

Agjent i Shitjes, Shofer (Kategoria B dhe C)

Kompania

Korporata Rugove

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

04-06-2024

Data e perfundimit

24-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Pejë. Pozitat e hapura janë:

AGJENT I SHITJES

SHOFER – kat. B 

SHOFER – kat. C

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

AGJENT I SHITJES 

  • Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
  • Krijon rrjet të ri të shitjes.
  • Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinj.
  • Viziton pikat e shitjes sipas planit.
  • Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
  • Promovon dhe bën shitjen e produkteve të kompanisë.
  • Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.

SHOFER (kat. B & C) 

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton. 
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
  • Për pozitën Shofer kat. B & Agjent i shitjes, të ketë patent shofer kategoria B.
  • Për pozitën Shofer kat. C, të ketë patent shofer kategoria C.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

SI TË APLIKOHET

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 23 qershor 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?