Agjent i Shitjes, Praktikant/e (Gjilan)
Data e publikimit
19-03-2025
Data e perfundimit
10-04-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
KONKURS PUNE
Pozita:
Përshkrimi i Punës:
Aktive Real Estate, një kompani Lider në tregun e pasurive të paluajtëshme në Gjilan, ka hapur vend të punës në pozitën Agjent i Shitjes, i cili duhet të jetë i motivuar, energjik dhe I gatshëm për sfida të reja. Ky pozicion ofron mundësi të shkëlqyera të zhvillimit professional si dhe mundësi për të kontribuar në rritjen e kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Puna në teren
- Identifikimi dhe mbajtja e marrëdhënieve me klientët e rinj dhe ekzistues.
- Paraqitja e produkteve/ shërbimeve të kompanisë dhe negociimi i kushteve të shitjes.
- Arritja e objektivave të shitjes dhe raportimi i rezultateve te menaxhimi.
- Analizimi i nevojave të klientëve dhe ofrimi i zgjidhjeve të përshtatshme.
- Ndihmimi në zhvillimin e strategjive të marketingut dhe shitjes.
- Monitorimi i tregut dhe konkurencës për të siguruar avantazh konkurrues.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Të ketë përvojë të mëparshme në shitje (preferohet sektori I Patundshmërive
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese.
- Të ketë aftësi për të punuar nën presion dhe për të arritur objektivat.
- Përshtatshmëri dhe gatishmëri për të mësuar dhe përmirësuar.
- Njohuri bazike të përdorimit të mjeteve informatike dhe softuerëve të shitjes (CRM, PS, Video Editing, konsiderohen avantazh)
- Të ketë dëshirë për të zhvilluar karrierën në fushën e shitjeve.
Ofrimi:
- Paga bazë dhe bonuse në secilën shitje
- Orar fleksibil dhe punë pa stress, 20 orë pune në javë
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
- Ambient pune dinamik dhe mbështetje nga një ekip i përkushtuar.
- Mundësi për të bërë karrierë në një kompani të stabilizuar dhe në rritje.
Si të Aplikoni:
Të interesuarit mund të dërgojnë një CV të detajuar dhe një letër motivimi përmes butonit “Apliko Këtu” apo në adresën tonë të emailit: [email protected] deri më 10.04.2025.
Për më shumë informata, mund të na kontaktoni në 049 144 023 ose të vizitoni zyret tona në Gjilan, Adresa: Rruga e Gjinollve PN, te banesat e Fitores afër sheshit.
Afati i fundit për aplikim: 10.04.2025