Agjent i Shitjes, Merchandiser, Shofer
Data e publikimit
28-04-2025
Data e perfundimit
12-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Konkurs Pune: Agjent i Shitjes
Stone Castle shpall konkurs për pozitën:
Agjent i Shitjes (Territor i Kosovës dhe jashtë saj)
Përgjegjësitë:
- Promovimi dhe shitja e produkteve të kompanisë te klientët ekzistues dhe potencialë.
- Zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët.
- Realizimi i objektivave mujore dhe vjetore të shitjes.
- Përgatitja e raporteve të shitjes dhe analizimi i tregut.
- Përfaqësimi profesional i kompanisë në panaire dhe ngjarje të ndryshme tregtare.
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme në shitje (përvoja në sektorin e verërave ose pijeve është përparësi).
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
- Aftësi organizative dhe orientim ndaj rezultateve.
- Patentë shoferi – kategoria B (e domosdoshme).
- Njohuri bazë të gjuhës angleze ose ndonjë gjuhe tjetër të huaj përbën përparësi.
Konkurs Pune: Merchandiser
Stone Castle shpall konkurs për pozitën:
Merchandiser (Territor i Kosovës)
Përgjegjësitë:
-
Rregullimi dhe ekspozimi i produkteve sipas standardeve të kompanisë.
-
Sigurimi i disponueshmërisë së produkteve në pika të shitjes.
-
Monitorimi i stokut dhe raportimi i mungesave.
-
Zbatimi i fushatave promocionale në pika të ndryshme.
-
Raportimi ditor/mujor mbi aktivitetet dhe zhvillimet në terren.
Kualifikimet:
-
Përvojë e mëparshme në punë të ngjashme është përparësi.
-
Shkathtësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
-
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
-
Patentë shoferi – kategoria B (e domosdoshme).
Konkurs Pune: Shofer
Stone Castle shpall konkurs për pozitën:
Shofer
Përgjegjësitë:
-
Transportimi dhe dorëzimi i produkteve sipas planifikimit të caktuar.
-
Kujdesi për mjetin e transportit dhe mirëmbajtja e tij.
-
Plotësimi i dokumentacionit të nevojshëm për transport.
-
Bashkëpunimi i ngushtë me departamentin e logjistikës dhe shitjes.
Kualifikimet:
-
Patentë shoferi – kategoria C (për përparësi), ose B (sipas nevojës).
-
Përvojë e mëparshme në drejtimin e automjeteve komerciale.
-
Ndërgjegje e lartë për sigurinë në komunikacion.
-
Aftësi për të punuar nën presion dhe fleksibilitet në orar.
Mënyra e aplikimit :
Të interesuarit të dërgojnë CV përmes butonit “Apliko Këtu” ose ne e-mail adresn e kompanisë .