www.ofertapune.net Agjent i Shitjes, Menaxher i Depos, Operues Logjistik, Serviser, Shitëse në Showroom | PunaIme

Agjent i Shitjes, Menaxher i Depos, Operues Logjistik, Serviser, Shitëse në Showroom

Kompania

Midea

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10-03-2025

Data e perfundimit

10-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Midea Kosova, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e HVAC, me Perfaçsim te brendit mirënjohurë nderkombëtare MIDEA. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Kompanisë sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të ACN – Shtëpia e së Ardhmës Zona Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë:

  • Agjent I Shitjes
  • Menaxher I Depos
  • Operues Logjistik
  • Serviser
  • Shitese ne Show Room
  1. Agjent I Shitjes

Përgjegjësitë

  • Analizon prezencen e produkteve ne treg.
  • Krijon lidhje afatgjate me klient dhe përkujdesje të vazhdueshma ndaj tyre,
  • Përgatit raportet javore dhe mujore mbi punën e kryer,
  • Përcjell dinamiken e shitjes së produkteve sipas muajve, kuartaleve dhe vitit.
  • Paraqet të gjitha vërejtjet dhe pengesat e mundshme nga porosia e mallit e derite pranimi i mallit.
  • Përcakton kornizat për mënyrën e prezentimit të mallit në treg
  • Kontrollon tregun (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun etj)
  • Bën vizita në teren,kryen takime me blerësit
  • Paraqet raportin e punës në fund të çdo jave.
  • Përkujdeset për mbajtjen e të dhënave të klientëve, si dhe hulumtimin e pikave të reja të shitjes,

Kriteret e Kualifikimit:

  • Patentë Shoferi,
  • Njohja e punës me kompjuter, Ms Office
  • Aftësi të mira në prezantim dhe komunikim efektiv me klientë,
  • Të ketë experience të mëparshme në këtë industry konsiderohet si perparesi,
  • Të ketë vullnet për zhvillim në përmes seminareve dhe konferencave, dhe
  • Përgjegjësia në punë
  1. Menaxher I Depos

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  1. Menaxhimi i Operacioneve të Depose:
  • Organizimi dhe mbikëqyrja e të gjitha aktiviteteve të përditshme në depo.
  • Sigurimi i mirëmbajtjes së rendit dhe strukturës në hapësirat e depos.
  • Menaxhimi i stokut dhe koordinimi i procedurave të inventarizimit.
  1. Planifikimi dhe Koordinimi Logjistik:
  • Planifikimi i furnizimeve dhe shpërndarjeve për të garantuar efikasitet operacional.
  • Bashkëpunimi me departamentin e shitjes për dorëzime në kohë dhe të sakta.
  1. Mbikëqyrja e Personelit:
  • Drejtimi dhe trajnimi i stafit të depos për t’u siguruar që procedurat të respektohen.
  • Caktimi i detyrave dhe vlerësimi i performancës së ekipit.
  1. Monitorimi i Sigurisë dhe Standardeve:
  • Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe të higjienës në depo.
  • Sigurimi që mallrat të trajtohen me kujdes dhe të ruhen sipas specifikimeve.
  1. Raportimi dhe Analiza:
  • Mbajtja e dokumentacionit dhe raportimi periodik mbi stokun dhe aktivitetet e depos.
  • Identifikimi i mundësive për përmirësim të proceseve dhe efikasitetit.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Edukimi: Diplomë universitare (preferohet, jo obligative).
  • Përvoja: 3 vite përvojë pune në menaxhimin e depos ose logjistikë.
  • Aftësitë teknike: Njohuri bazike të programeve për menaxhimin e stokut dhe aftësi në përdorimin e MS Office.
  • Aftësi personale: Organizim i shkëlqyer, udhëheqje, aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar kohën.
  1. Operuesi Logjistikes

Përgjegjësitë kryesore:

Bënë pranimin e mallit nga depo qëndrore, përkatësisht ngarkon-shkarkon mallin sipas udhëzimeve të brendit

  • Mallin e pranuar/shkarkuar, e kontrollon nga sasia, cilësia, dëmtimi i mallit dhe informon Menaxherin në rast të ndonjë parregullësie
  • Skenon barkodet e produkteve dhe i teston a janë në sistem, nëse nuk janë është i obliguar të njoftojë menaxhmentin që të bëhen përmirësimet e duhura dhe të mos e pranojë atë mall, në të kundërtën jep përgjegjësi për pranim
  • Përgjegjës për strukturimin dhe kategorizimin e mallit në depo sipas standarteve të përcaktuara, njëkohësisht i përmbahet rregullores së sigurisë në depo
  • Pas pranimit të mallit bënë seleksionimin e mallit për ekspozim në dyqan dhe mallit që do të vendoset në depo
  • Bënë përgatitjen e mallit për ekspozim në dyqan , skenohet në sistem, çmimi, deklaracioni, etj., në rast nevoje në sasi të mëdha të mallit ndihmohet nga punëtorët
  • Ngarkon përkatësisht vendos mallin në hapësirat/raftet e duhura në depo sipas specifikave të mallit, në mënyrë fizike apo makineri adekuate
  • Gjatë orarit të punës, nuk lejohet lirimi/shkarkimi i mallit nga depo në dyqan pa praninë tuaj,pra cdo lëvizje e mallit bëhet nga ana juaj
  • Mbanë dhe jep përgjegjësi për mallin e pranuar në depo dhe mallin e liruar/shkarkuar nga depo (malli që dërgohet në dyqan)
  • Dergon mallin neper pikat shitese, dergon porosity tek klientat.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt
  1. Serviser

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Riparimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve të klimatizimit (klima);
  • Servisimi dhe riparimi i bojlerëve dhe pajisjeve tjera të ACN Midea;
  • Diagnostikimi dhe eliminimi i defekteve teknike;
  • Realizimi i vizitave teknike dhe ofrimi i mbështetjes në terren për klientët;
  • Përmbushja e detyrave të tjera që lidhen me servisimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve.

Kërkesat për Kandidatin:

  • Përvojë pune e dëshirueshme në riparimin e klimave, bojlerëve dhe pajisjeve elektro-shtëpiake;
  • Njohuri të mira teknike dhe praktike në fushën e servisimit;
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për punë në terren;
  • Kandidati duhet të ketë njohuri profesionale me veglat elektrike, pajisjet, rrymën dhe hidraulikën
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Patentë shoferi, kategoria B (e preferueshme)
  1. Shitese ne Show Room

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  1. Shërbimi ndaj Klientëve:
  • Mirëpritja dhe asistimi i klientëve me profesionalizëm dhe përkushttim.
  • Informimi i klientëve për produktet, karakteristikat dhe përfitimet e tyre.
  1. Shitja e Produkteve:
  • Promovimi i produkteve dhe sugjerimi i zgjidhjeve për nevojat e klientëve.
  • Arritja e objektivave të shitjes të përcaktuara nga kompania.
  1. Menaxhimi i Produkteve dhe Hapësirës së Dyqanit:
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e rendit dhe pastërtisë në dyqan.
  • Vendosja dhe rregullimi i produkteve në raft sipas standardeve të kompanisë.
  • Kontrollimi i stokut dhe raportimi për mungesat ose kërkesat për furnizim.
  1. Përdorimi i Sistemeve të Shitjes:
  • Përdorimi i arkës dhe përpunimi i pagesave me saktësi.
  • Mbajtja e dokumentacionit dhe raporteve ditore të shitjes.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Edukimi: Shkolla e mesme, diplomë universitare do te ishte perparsi.
  • Përvoja: Përvojë në shitje ose shërbim ndaj klientit është përparësi.
  • Aftësi personale:
  • Komunikim i shkëlqyer dhe sjellje pozitive.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndihmuar klientët.
  • Energjike, me aftësi për të menaxhuar situatat me shumë klientë njëkohësisht.
  • Njohuri teknike: Njohuri bazike të përdorimit të arkës dhe MS Office.
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi, por jo kusht.
  • Gjinija femërore ka më shumë përparsi.

Përfitimet:

  • Pagë konkurruese dhe bonuse në bazë të performancës.
  • Ambient pune miqësor dhe me mundësi zhvillimi.
  • Trajnime për përmirësimin e aftësive profesionale.

Ofrojmë:

  • Punë në një ambient profesional dhe dinamik;
  • Trajnime për produktet dhe pajisjet e ACN Midea;
  • Mundësi për zhvillim profesional;
  • Pagë konkurruese dhe benefite të tjera.

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Çka ofron  Midea Kosova:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose në [email protected] duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 10 Prill 2025, kurse vetëm kandidatët/et që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Midea Kosova ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?