Agjent i Shitjes me Shumicë
Data e publikimit
10-11-2024
Data e perfundimit
20-11-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Kompania Neptun Kosova sh.p.k është në kërkim të një Agjenti të Shitjes me Shumicë,
Pozicioni kërkon një individ të motivuar, të aftë në ndërtimin e marrëdhënieve dhe me aftësi të forta të shitjes të ndihmuar kompaninë në zgjerimin e tregut dhe rritjen e shitjeve të produkteve tona.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Zhvillimi dhe menaxhimi i portofolit të klientëve me shumicë.
- Identifikimi dhe sigurimi i klientëve të rinj potencial për të rritur volumin e shitjeve.
- Negocimi i marrëveshjeve dhe kontratave me klientët në përputhje me politikat e kompanisë.
- Monitorimi dhe analizimi i trendeve të tregut për të përmirësuar strategjitë e shitjes.
- Këshillimi i klientëve për produktet dhe zgjidhjet më të përshtatshme, bazuar në nevojat e tyre.
- Vizita në baza rutinore te klientët aktual.
- Përditëson të gjitha listat e çmimeve, shitjeve dhe raporteve sipas kërkesës nga mbikëqyrësi përkatës,
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar dërgesa të sakta dhe shërbime efikase për klientët.
- Pjesëmarrja në evente dhe panaire për të promovuar produktet e kompanisë dhe për të zgjeruar rrjetin e kontakteve.
Kërkesat:
- Përvojë e mëparshme në shitje, preferohet në fushën e shitjes me shumicë.
- Aftësi të forta në komunikim dhe negocim.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.
- Leje drejtimi dhe aftësi për të udhëtuar sipas nevojës.
Neptun Kosova sh.p.k ofron:
- Pagë konkurruese dhe bonuse në bazë të performancës.
- Trajnime profesionale dhe mundësi për zhvillim të mëtejmë.
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
Si të Aplikoni:
Ju lutem dërgoni CV-në dhe letër motivimi përmes butonit “Apliko Këtu”. Afati për aplikim është deri më 20.11.2024.
Kushtet e punës: Kompania Neptun ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të bazuar në merita dhe vlerësim të performancës.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total.
Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.