Agjent i Shitjes
Data e publikimit
25-03-2025
Data e perfundimit
23-04-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Pozita: Agjent i Shitjes
Profili:
Agjenti i Shitjes është përgjegjës për zhvillimin e marrëdhënieve me klientët, gjenerimin e shitjeve të reja, dhe mbajtjen e rrjetit ekzistues të klientëve. Ky rol kërkon aftësi të forta komunikimi dhe kuptim të thellë të produkteve që ofron kompania.
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Të mirëmbajë rrjetin ekzistues të klientëve dhe të identifikojë klientë të rinj.
- Prezantimi profesional i produkteve dhe shërbimeve të kompanisë.
- Përgatitja dhe prezantimi i ofertave të personalizuara për klientët.
- Zbatimi i procedurave dhe rregulloreve të brendshme të kompanisë.
- Përgatitja e raporteve të përditshme mbi shitjet dhe aktivitetet e terrenit.
- Menaxhimi i ankesave të klientëve dhe ofrimi i zgjidhjeve të shpejta.
- Përcaktimi i objektivave për çdo vizitë dhe ndjekja e tyre gjatë ditës.
- Zbatimi i strategjive të reja për të maksimizuar të ardhurat nga shitjet.
Kualifikimet:
- Minimumi 5 vjet përvojë në shitje, me rezultat të lartë në arritjen e objektivave të shitjes.
- Diplomë Bachelor në Ekonomi ose në një fushë të ngjashme (përparësi).
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe prezantimi, si dhe aftësi të forta ndërpersonale.
- Njohuri mbi menaxhimin e marrëdhënieve me klientët
- Aftësi për t’u përshtatur me një ambient dinamik dhe për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
- Patentë shoferi e vlefshme dhe gatishmëri për lëvizje në terren.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu”