Agjent i Shitjes
Data e publikimit
29-10-2024
Data e perfundimit
27-11-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Agjent i shitjes në terren
Përshkrimi i Punës: Ne jemi në kërkim të një Agjenti shitjesh energjik dhe të motivuar për të zgjeruar praninë tonë në tregun lokal dhe rajonal. Kandidati ideal duhet të ketë përvojë në shitjet B2B dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të forta me klientët. Ky rol përfshin hulumtimin e projekteve dhe objekteve të reja që mund të përfitojnë nga produktet dhe zgjidhjet tona të sigurisë dhe teknologjisë, me fokus të veçantë në ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara për klientët.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Identifikimi i mundësive të reja të tregut: Kërkimi aktiv i projekteve dhe objekteve që kanë nevojë për zgjidhje teknologjike dhe pajisje sigurie, duke përfshirë ndërtesa komerciale, komplekse banimi, dhe biznese të ndryshme.
- Kontaktimi dhe ndërtimi i marrëdhënieve me klientët potencial: Organizimi i takimeve dhe prezantimeve për të paraqitur përfitimet e produkteve dhe shërbimeve tona, duke siguruar komunikim të kjartë dhe profesional.
- Zhvillimi i zgjidhjeve të personalizuara: Përcaktimi i kërkesave të klientëve dhe krijimi i ofertave specifike që i përshtaten nevojave të tyre, duke punuar në kordinim me ekipin teknik për të garantuar implementim të suksesshëm.
- Negocimi dhe mbyllja e marrëveshjeve: Përcjellja e procesit të shitjes nga fillimi deri në fund, duke siguruar marrëveshje të qëndrueshme dhe të favorshme për të dyja palët.
- Monitorimi i projekteve: Mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me klientët për të ndjekur zhvillimin e projekteve dhe për të siguruar që çdo kërkesë të përmbushet në mënyrë efikase.
- Raportimi i performancës: Dorëzimi i raporteve të rregullta mbi aktivitetet e shitjeve dhe performancën e arritur, duke sugjeruar përmirësime dhe strategji të reja.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Përvojë e mëparshme në shitje – preferohet në sektorin e pajisjeve teknologjike.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve.
- Përvoja në analizimin e tregut dhe identifikimin e mundësive të reja për shitje.
- Gatishmëri për të punuar në terren dhe për të udhëtuar sipas nevojës.
- Njohuri për produktet e sigurisë dhe teknologjisë, ose gatishmëri për të mësuar shpejt.
Bonuset dhe Përfitimet:
- Bonuse të bazuara në performancë: Shitësit në terren do të kenë mundësi për të fituar bonuse tërheqëse për çdo projekt që mbyllet me sukses nga kontaktet e tyre.
- Trajnime të vazhdueshme për të përmirësuar njohuritë mbi produktet dhe aftësitë e shitjes.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në përmes butonit “Apliko Këtu” ose në e-mail adresën: [email protected]