www.ofertapune.net Agjent i Shitjes | PunaIme

Agjent i Shitjes

Kompania

Knauf

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-10-2024

Data e perfundimit

20-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Ofrojmë mundësi punësimi në pozicionin e

“Agjent i Shitjes”

tek Knauf Shpk

Me qëllim për të rritur shitjet dhe për ti qëndruar më pranë tregut me sistemet e suvave dhe fasadave Knauf Sh.p.k. ofron mundësinë e punësimit për një Agjent Shitje.

Ejani e bëhuni pjesë e Knauf-it, një korporatë që ofron mundësi pune e zhvillimi në nivel global.

Cfarë do të bëjë agjenti i shitjes

  • Kujdeset për klientët ekzistues
  • Krijon klientë të rinj
  • Kujdeset per grupet e interesit
  • Ndjek objektet në fazën e projektimit dhe zbatimit dhe prezanton produktet dhe sistemet me qëllim kryerjen e shitjeve indirekte
  • Organizon dhe realizon seminare per grupet e interesit

Kandidati ideal:

  • Ka përvojë pune në shitje në fushën e ndërtimit
  • Njeh gjuhën angleze
  • Njeh gjuhën serbe
  • Është i aftë të përdorë paketën MS Office (Word, Excel, PPT)
  • Leje drejtimi Kat.B
  • Ka aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe pune në grup
  • Ka mundësi të udhëtojë jashtë shtetit

Pajisje/mjete të ofruara për të kryer punën:

  • Makinë pune
  • Laptop
  • Celular

Përfitime shtesë:

  • Zhvillim i vazhdueshëm personal dhe profesional
  • Njohje me praktikat më të mira në mjedisin ndërkombëtar

Nëse jeni të interesuar, aplikoni tek webfaqja jonë www.knauf.al në seksionin Karriera ose aplikoni direkt në këtë link Agjent Shitje – Knauf Gypsum EAST Southwest (teamtailor.com) deri më 22 nëntor 2024.