Agjent i Shitjes
Data e publikimit
22-12-2023
Data e perfundimit
31-05-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ndërtimtari & Patundshmëri
KONKURS
Pozita:Agjent i Shitjes
Lokacioni: Prishtinë
Kompania:
Vendas Group është një kompani dinamike dhe në rritje në fushën e patundshmërisë, e përkushtuar në ofrimin shërbimeve më të larta cilësore për klientët tanë. Me një theks të fortë në kënaqësinë e klientit, inovacionin dhe integritetin, po zgjerojmë ekipin tonë dhe kërkojmë një Agjent të Shitjes të motivuar për të kontribuar në suksesin tonë.
Përmbledhja e Pozitës:
Si Agjent i Shitjeve, do të luani një rol kryesor në nxitjen e shitjeve dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët tanë në Prishtinë. Ju do të keni përgjegjësi për promovimin dhe shitjen e banesave, përmbushjen e synimeve të shitjes dhe sigurimin e kënaqësisë së klientit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Hulumtoni tregun dhe identifikoni mundësitë e reja të biznesit për të kuptuar nevojat e klientëve, preferencat dhe trendet e industrisë.
- Zhvilloni dhe implementoni strategji të shitjes për të promovuar produkte ose shërbime në mënyrë efektive.
- Kryeni vizita në terren dhe takime me klientët aktuale dhe potencialë.
- Këshilloni klientët rreth produkteve ose shërbimeve, dhe ofroni zgjidhje të personalizuara sipas nevojave të tyre.
- Ndërtoni dhe mbani marrëdhënie të forta dhe të gjata me klientët përmes komunikimit të rregullt dhe ndjekjeve.
Kualifikimet:
- Diploma e shkollës së mesme ose universitetit.
- Përvojë pune në fushën e shitjeve në sektorin e patundshmërisë (E preferueshme)
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi në nivel personal dhe telefonomik.
- Njohuri dhe aftësi për të përdorur mjete dhe platforma të teknologjisë së informacionit për të mbështetur proceset e shitjes dhe komunikimit me klientët.
Mënyra Aplikimit:
Për të aplikuar për pozitën e Agjentit të Shitjes në Patundshmëri në kompaninë tonë, ju lutem dërgoni CV-n tuaj përmes Email: [email protected]
#Te vendit, për vendin.