www.ofertapune.net Agjent i Shitjes (3), Agjent për Departamentin e Produkteve të Ngrira (2), Agjent për Departamentin e HoReCa (1) | PunaIme

Agjent i Shitjes (3), Agjent për Departamentin e Produkteve të Ngrira (2), Agjent për Departamentin e HoReCa (1)

Kompania

Arjeta Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05-01-2024

Data e perfundimit

01-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

ARJETA GROUP SH.P.K

Adresa: Magjistralja Prishtinë Ferizaj, KM9 – 10500, Graçanicë
Tel +383 49 272 700 & +383 38 749 622
e-maili; [email protected]; web: www.arjeta.eu

Arjeta Group SH.P.K me seli në Magjistralen Prishtinë Ferizaj km 9 shpallë konkurs për këto vende të lira Pune :

  • 3 – Agjent të Shitjes
  • 2- Agjent për Departamentin e produkteve te ngrira ( Akullore);
  • 1- Agjent për Departamentin e HoReCa

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Agjent Tregtar

Lokacioni i Punës, Terren sipas planit të vizitave

  • Viziton klientët sipas rutës, pranon porosi, kontakton dhe krijon klientë të rinj duke planifikuar dhe organizuar orarin dhe rutën ditore të vizitave ndaj pikave shitëse ekzistuese, potenciale si dhe ndaj faktorëve tjerë në treg.
  • Përshtatë përmbajtjen e prezantimit të shitjes duke studiuar produktet që duhet shitur, pikat shitëse apo faktorë tjerë tregu, si dhe historinë e shitjes dhe kartelën e klientit në përgjithësi.
  • Kujdeset për pozicionimet e produkteve në rafte të dyqaneve që i furnizon,
  • Identifikon klientë të ri dhe inicion bashkëpunimin me ta,
  • Liston produktet e reja nëpër dyqane,
  • Kujdeset për afatet e skadencës së produkteve,

Kualifikimet e Kërkuara

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollën e Mesme;
  • Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm minimum 1 vit;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Të posedoi patentë shofer të kategorisë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Shitës Ambulant

Lokacioni i Punës, Terren sipas planit të vizitave

  • Viziton pikat sipas planit rutinor që përcakton kompania;
  • Kujdeset për pozicionimet e produkteve në rafte të dyqaneve që i furnizon;
  • Prezanton dhe shet produktet që i ka të përcaktuara në portfolion e tij;
  • Identifikon klientë të rinj dhe inicon bashkëpunimin me ta;
  • Liston produktet e reja nëpër dyqane;
  • Kujdeset për afatet e skadences së produkteve;
  • Mbikëqyr a është palimi i mallit në rafte sipas metodës FIFO;
  • Kujdeset për mallin në automjetin e tij që mos dëmtohet gjatë transportimit, Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në postën elektronike ( e-mail ) [email protected] , ose drejtpërdrejt tek zyrat tona të cilat gjenden në adresën; Magjistralja Prishtinë Ferizaj kilometri i 9 Graçanicë.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen për intervistim Konkursi do të jetë i hapur nga data 05 Janar 2024 deri më 31 Janar 2024