Agjent i Shitjes (3)
Data e publikimit
06-11-2024
Data e perfundimit
18-11-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Korporata Meridian është njëra ndër ndërmarrjet më të suksesshme në vend dhe njëherësh
partner shumë serioz i brendeve më të fuqishme botërore të cilat distribuohen në Kosovë.
Përkushtimi maksimal në plotësimin e nevojave dhe kërkesave të tregut janë elementet kyçe mbi
të cilat punon Korporata Meridian. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Korporatës
Meridian ju ftojmë të aplikoni për:
VEND TË LIRË PUNE:
Posti: Agjent i shitjes (3 pozita)
Lokacioni: Zyra Qendrore – Prishtinë, Zona Industriale
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Përgjegjës për ekzekutimin e vizitave ditore të percaktuara nga mbiqkyrësi i tij/saj.
- Prezanton produktet dhe shërbimet e kompanisë në mënyrë efektive te klientët ekzistues
dhe ata potencial; - Duke monitoruar dhe raportuar në lidhje me tregun dhe me aktivitetet e konkurrentëve,
raporton ndryshimet e çmimeve në treg të produkteve që ata shesin si dhe të produkteve
konkurruese në treg; - Përgjegjës për realizimin e planit të shitjeve dhe negocimin e marreveshjeve.
- Planifikon dhe prioritizon aktivitetet e shitjes dhe të kontaktimit të klientëve si ata
ekzistues ashtu edhe ata potencial. - Përgjegjës për komunikim me distribuimin për mbarëvajtjen e porosive të klienteve.
- Përgjegjës për mungesën e produkteve për blerësit në segmentin ku operon.
- Identifikon problemet ne rast te mosarritjes së planifikimeve dhe jep propozime për
zgjidhjen e tyre. - Si dhe zhvillon detyra tjera të natyrës së punës te përcaktuara nga mbikqyrësi i tij/saj;
Kualifikimet Profesionale
- E preferuar eksperiencë 1-3 vjeçare si Agjent i Shitjes.
- Shkathtësi të mira bindëse, prezantuese, organizative;
- Shkathtësi profesionale në të shkruar dhe komunikim verbal,
- E preferuar njohja e gjuhës angleze
- Njohjen e avansuar e MS Office
- Shkathtësi të avansuara komunikative, analitike dhe prezantuese
- Patent Shoferi kategorinë “B”
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të
elektronike përmes butonit “Apliko Këtu” apo në këtë adresë: [email protected] .
Konkursi qëndron i hapur prej datës 06 Nëntor, 2024 deri më 18 Nëntor, 2024.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.