www.ofertapune.net Agjent i shërbimit të klientëve (Gjermanisht) | PunaIme

Agjent i shërbimit të klientëve (Gjermanisht)

Kompania

Teleperformance Kosova

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

15-11-2024

Data e perfundimit

25-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Pozita: Agjent i shërbimit të klientëve (Gjermanisht)
Projekti: Inbound
Gjuha e kërkuar: Gjermane, Niveli C1
Orari: I plotë
Vendi i punës: HomeOffice apo nga Teleperformanca në Prishtinë

Teleperformanca është kompania më e madhe botërore për shërbime ndaj klientëve, ekzistente në më shumë se 88 vende të botës dhe me më shumë se 500 mijë punonjës.

Si pjesë e zgjërimit të Teleperformancës, jemi duke kërkuar Agjent të shërbimit të klientëve në Gjuhën Gjermane, për projekte në inbound (pranim të thirrjeve).

Detyrat tuaja:

  • Përkrahja dhe këshillimi i klientëve duke u përgjigjur në pyetjet e tyre.
  • Informimi dhe këshillimi rreth produkteve dhe shërbimeve.
  • Kujdesesh përmes telefonit dhe e-mail për klientin dhe kërkesat e tyre
  • Identifikon qartë shqetësimet e klientëve dhe ofron zgjidhje të pranueshme.
  • Menaxhon dhe dokumenton me kujdes veprimet dhe proceset e tjera.
  • Vazhdimisht zhvillon aftësitë kyçe dhe të çmuara si puna ekipore, mentaliteti për të këshilluar më mirë, këmbëngulësia dhe shumë të tjera.
  • Identifikon nevojën e klientit për produkte shtesë dhe ia ofron klientit në mënyrë të këndshme.
  • Përshkrimi i punës mund të ndryshoj varësisht nga projekti për të cilin po rekrutoheni.

Profili i dëshiruar:

  • Komunikon rrjedhshëm në gjuhën gjermane, në të folur dhe shkruar të paktën nivelin C1
  • Ke dëshirë të komunikosh në telefon, je miqësor, bashkëndjen dhe je i/e orientuar kah klienti.
  • Je i/e organizuar, dëshiron angazhim dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.
  • Ke njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.

Çka ofrojmë ne?:

  • Trajnim para fillimit të punës të paguar nga dita e parë.
  • Vend të sigurtë të punës me kontratë të rregullt.
  • Pagë të lartë fikse + bonuse të performances
  • Sigurim shëndetësor të paguar 100% nga Teleperformanca
  • Atmosfertë moderne dhe të këndshme të punës.
  • Mundësi të zhvillimit të karrieres në pozita të ndryshme.

Si të Aplikoni

Ju lutem vëni re se aplikimi vlenë vetëm përmes linkut (butonit Apliko) i cili gjendet më poshtë.