Agjent i Qendrës së Thirrjeve
Data e publikimit
24-10-2024
Data e perfundimit
22-11-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Mbështetje e Konsumatorëve, Call Center
Kompania: Baruti AG, Dega në Kosovë
Lokacioni: Prishtinë, Prizren, Podujevë
Pozita: Agjent i Qendrës së Thirrjeve
Përshkrimi i Kompanisë: Baruti AG është një kompani e njohur me seli në kantonin e Lucernit në Zvicër. Ne ofrojmë shërbime telefonike për rajonin DACH që nga viti 2012 dhe kontribuojmë në transferimin e njohurive në Kosovë përmes bashkëpunimit me kompani ndërkombëtare.
Përshkrimi i Pozitës: Si Agjent i Gjuhës Gjermane, ju do të jeni përgjegjës për ofrimin e shërbimeve, duke menaxhuar thirrjet telefonike dhe duke i ofruar mbështetje klientëve (INBOUND).
Kërkesat:
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës gjermane (C1) dhe njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Eksperienca e mëparshme pune në qendrat e thirrjeve është përparësi.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
Çfarë ofrojmë:
- Punë nga shtëpia, apo nga zyrja sipas kërkesës së punëtorit.
- Pagë konkuruese.
- Sigurim shëndetësor.
- Shpërblime me udhëtime për punëtorët e dalluar.
- Evente të rregullta ekipore.
- Një ambient i këndshëm pune me një ekip të motivuar
Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj në: [email protected]
apo klikoni në www.career.baruti.ch për të plotësuar aplikacionin.