www.ofertapune.net Agjent/e në Qendrën e Thirrjeve - Call Center | PunaIme

Agjent/e në Qendrën e Thirrjeve – Call Center

Kompania

Credins

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

26-11-2024

Data e perfundimit

06-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Telekomunikim

POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Agjent/e në Qendren e Thirrjeve – Call Center.

Qëllimi i pozicionit:

Misioni i Bankes është të sigurojë ushtrimin e veprimtarisë bankare në perputhje me ligjet, duke ofruar të gjitha produktet dhe shërbimet bankare.

Pozicioni i Agjent/e në Qendren e Thirrjeve, duhet të ofrojë shërbim cilësor dhe në kohë, ndaj çdo klienti që i drejtohet  Bankës Credins Kosovë, duke respektuar të gjitha aktet normative dhe aktet tjera ligjore të cilat lidhen me punën. Ky pozicion ndër të tjera siguron: informimin ndaj çdo pyetje që klienti mund të ketë, trajtimin e çdo rasti, informimin e klientëve për shërbimet bankare, trajtimin e çëshjteve konfidenciale dhe delikate etj.

Për pozitën e lartëpërmendur, orari I punës do të jetë me ndërrime. 

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomë Bachelor;
  • Eksperienca të mëhershme në pozitë relevante;
  • Duhet të ketë gatishmëri për bashkëpunim me stafin dhe klientët;
  • Njohuri shumë të mira në MS Office;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese dhe planifikuese;
  • Aftësi në trajtimin e rasteve drejtuar nga klientët përmes linjave telefonike,
  • Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur detyrat në kohë;
  • Zotimi i çertifikimeve dhe trajnimeve përbën avantazh.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përkrahja dhe këshillimi i klientëve duke u përgjigjur në pyetjet e tyre.
  • Informimi dhe këshillimi rreth produkteve dhe shërbimeve.
  • Kujdesi përmes telefonit dhe e-mail për klientin dhe kërkesat e tyre
  • Identifikon qartë shqetësimet e klientëve dhe ofron zgjidhje të pranueshme.
  • Menaxhon dhe dokumenton me kujdes veprimet dhe proceset e tjera.
  • Identifikon nevojën e klientit për produkte shtesë dhe ia ofron klientit në mënyrë të këndshme.
  • Vetiniciativë dhe vullnet për të ushtruar detyrën në mënyrë profesionale;
  • Vëmendje ndaj detajeve,

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV  në adresën: [email protected]

CV-të do të pranohen vetëm në formatin PDF dhe vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 06.12.2024