Agjent/e i/e Shitjes (5), Zyrtar/e për Financa
Data e publikimit
22-04-2024
Data e perfundimit
18-07-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Bëhu pjesë e skuadrës sonë!
Albkor Import KS shpall konkurs për vende pune për pozicionin Agjent/e i/e shitjes (5):
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ekzekutimi i shitjeve: Angazhohet drejtpërdrejt me klientët për të shitur vetura online per te përmbushur shitjet mujore dhe vjetore.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët: Ndërtoni dhe mbani marrëdhënie të forta me
klientët e rinj dhe ekzistues për të siguruar përsëritjen e biznesit. - Njofton klinetet per produktet e kompanise dhe informon;
- Paraqisni raporte të shitjeve ditore dhe javore te Menaxheri Komercial, duke
ofruar njohuri mbi aktivitetet e shitjeve dhe reagimet e klientëve. - Hulumton dhe monitoron dhe raporton vazhdimisht mbi trendet e tregut dhe
aktivitetet e konkurrencës - Respekton të gjitha politikat dhe udhëzimet e kompanisë, si dhe çdo
rregullore ligjore që rregullon aktivitetet e shitjeve.
Paga: 600 € Neto , Plus bonuse ne shitje
Orari punes: E Hene – E Shtune
Orari punes: 09:00 – 17:30
Zyrtar/e për Financa:
Përgjegjësitë kryesore:
- Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
- Regjistrimi kontabël i transaksioneve financiare, faturave në softuerin e kontabilitetit si dhe rikonsilimet e llogarive bankare;
- Përcjellja e kartelave dhe barazimi me partnerët afarist (klientët dhe furnitorët);
- Asiston në përgatitjen e librave tregtarë dhe konfirmimin e tyre me dokumentacionin mbështetës;
- Përpilon raporte financiare sipas kërkesave të udhëheqësit të departamentit;
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për të siguruar që të gjitha transaksionet financiare janë të dokumentuara dhe të regjistruara saktësisht;
- Zbaton politikat dhe procedurat financiare të kompanisë për të siguruar që të gjitha veprimet janë në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe raportimit financiar si dhe ligjet e aplikueshme
Kërkesat dhe Kualifikimet:
- Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, financave kontabilitetit ose të ngjashme;
- Aftësi të shkëlqyera analitike;
- Njohuri të mira të MS Office;
- Përvojë e punës në fushën relevante (e preferueshme);
- Certifikime dhe/ose trajnime profesionale (e preferueshme);
- Njohja e programeve te kontabilitetit (konsiderohet përparësi);
Paga: 600 € Neto
Orari punes: E Hene – E Shtune
Orari punes: 09:00 – 17:30
Nese ke ambicje, talent në shitje dhe adhuron autoveturat apliko përmes butonit “Apliko Këtu” apo dërgo CV-në tënde në email: [email protected]