www.ofertapune.net Agjent/e i/e Shitjes në Terren - (D2D) | PunaIme

Agjent/e i/e Shitjes në Terren – (D2D)

Kompania

Artmotion

Lokacioni

Gjilan , Prishtinë , Prizren

Data e publikimit

09-04-2024

Data e perfundimit

25-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

ARTMOTION” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës:

Pozita:   Agjent/e i/e Shitjes në Terren  – (D2D)  

Vendi i punës:  (3) Prishtinë, (1) Prizren,  (1) Gjilan.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Merret me shitjen në terren të produkteve të Artmotion
  • Bënë kontratat të reja me klientë rezidencial
  • Përcjellë tërë procesin e instalimit te klienti deri te kyçja
  • Shpërndan materiale promovuese nëpër njësi banesore dhe lagje të caktuara
  • Sugjeron oferta promocionale në lokacione të caktuara
  • Njofton klientët për produktet dhe shërbime ndaj klientëve
  • Raporton tek përgjegjësit sipas nevojës

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universiteti (e preferueshme) dhe/ose Diploma e shkollë së mesme,
  • Përvojë pune në Shitje (e preferueshme në fushën e telekomunikacionit);
  • Njohuri teknike (elementare) në telekomunikacion;
  • Aftësi të mira të prezantimit dhe komunikimit;
  • Aftësi në shkrimit të raporteve;

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollorë të mesme apo universitarë;
  • Letër Motivuese;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose email-it (postës elektronike), në: [email protected]. Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën. Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 19.04.2024, Ora 16:00h.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?